Politike

“Ilir Meta është dy në një”/ Presidenti i përgjigjet Ramës: Nuk kam pasur njohje, di që nuk rrinte në fushë më shu

24 Dhjetor 2020, 21:30 Nga DOSJA
“Ilir Meta është dy në një”/ Presidenti i

TIRANË– Presidenti Ilir Meta, i është përgjigjur Kryeinistrit Rama, i cili tha pak më parë se Meta është dy njerëz në një në çdo moment. 

I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, meta ka thënë se para viteve ’90, njihej shumë pak me Ramën, dhe se asokohe kryeministri ishte më i njohur për shkak se luante basketboll.

Ndër të tjera, kreu i shtetit ka thënë se Rama kur luante basketboll nuk rrinte në fushë më shumë se 5 minuta, sakaq ka shtuar se ky i fundit edhe tani që është në politikë po bën fauelle si në basketboll.

“Nuk kam pasur njohje me Ramën para viteve ’90. Është e vërtetë se e mbajmë mend njëri tjetrin aq sa mund ta mbajmë. Ai ishte më i njohur se unë se merrej me basketboll. Unë isha 15 vjeç asokohe. Ai merrej me basketboll. Nuk rrinte në fushë në fushë më shumë se 5 minuta, të njëjtën gjë po bën dhe tani.”- tha ai 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll