Politike

Jo vetëm anë negative! Rama zgjedh fjalët për Berishën: Strategjik, dominant, i vendosur dhe lider karizmatik

24 Dhjetor 2020, 21:25 Nga DOSJA
Jo vetëm anë negative! Rama zgjedh fjalët për Berishën:

TIRANË– Nëse mes kryeministrit Edi Rama dhe paraardhësit të tij, Sali Berisha nuk keni parë të shkëmbëhen fjalë të buta e pozitive, gjërat kanë ndryshuar. Kryeministri Rama, në një intervistë për “Opinion”, tha se për të Berisha është një njeri karizmatik.

Kreu i qeverisë tha se Berisha ishte një njeri i vendosur, një njeri strategjik dhe me taktikë dhe shumë dominant.

“Saliu është tipiku i pushtetit si qëllim, jo si mjet për të arrit qëllimin. Kjo e ka penguar jashtëzakonisht shumë…Ka qenë dhe është….tani më mirë të mos flasin se është në rënie të lirë, por karizmatik, shumë i vendosur dhe mbi të gjitha shumë i aftë për të shkuar drejt objektivit dhe për të mos u hallakatur gjatë rrugës. Pra është shumë më tepër strategjik se sa taktik, në aspektin e natyrës së lidershipit dhe kjo e ka bërë që të jetë dominant në një periudhë të gjatë në partinë e tij, por të jetë dominant edhe në këtë periudhë të historisë e madje të ketë dominancë edhe kur nuk ka patur pushtet,”- tha Rama.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama sali berisha edi rama sali berisha

Sondazh

Poll