Politike

“Lojërat politike dhe oligarkët kanë dëmtuar të ardhmen europiane”/ Meta: Marrëveshja Rama-Basha në 17 maj goditi par

24 Dhjetor 2020, 20:58 Nga DOSJA
“Lojërat politike dhe oligarkët kanë dëmtuar të

TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta ka thënë se marrëveshja që bëri Rama me Bashën në 17 maj 2017 goditi rëndë parlamentarizmin në vend.

I ftuar në “Çim Peka Live”, Meta ka thënë se janë bërë gjithmonë përpjekje për të goditur dhe minimizuar të drejtat e presidentit për sa kohë jemi Republikë Parlamentare, sepse secila palë ka ecur me shpresën për të qenë në pushtet gjithnjë.

Ndër të tjera kreu i shtetit ka thënë se lojërat politike dhe oligarkët në vend kanë ndikuar në hapin e avashtë të Shqipërisë drejt integrimit në BE.

“Bënë një marrëveshje dhe për dy ditë bënë disa numra që goditën rëndë parlamentarizmin në vend, me lista të mbyllura. Së dyti, me goditjen e kompetencave të presidentit në 1998 filloi përpjekja për të zhbërë shtetin e së drejtës. Janë goditur të drejtat e presidentit sepse secila palë ka menduar se do marrë pushtetin një ditë. Të bëjmë diçka, të krahasohemi me fqinjët. Në 2006 ishim përpara Malit të Zi dhe Serbisë. U firmos marrëveshja e stabilizim asocimit. 2 vite më parë dhe ata tani janë përpara nesh për hapjen e negociatave. Dhe ku jemi ne tani? Popull 100% europian dhe shiko sa kemi humbur. Ata janë 50% në Europë dhe 50% nga Lindja. Po pse jemi ne këtu, ja për këto lojërat politike. Është krijuar oligarkia këtë kohë dhe rrezikon shtetin e së drejtës. Shumë pak persona punojnë për politikanët me ndikim ose për ata biznesmenë që në fakt janë oligarkë. Për të cilët bëhen ligje të posaçme.”- ka thënë Meta.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 24 Dhjetor 2020, 20:19

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar se vijon të komunikojë me ish-kryeministrin Fatos Nano. Gjatë një interviste për “Opinion”, në zyrën e tij, ...