Politike

Meta: Kam pasur gjithmonë marrëdhënie perfekte me PS, qeveria më ka gënjyer. Kërkova Lleshajn që…

24 Dhjetor 2020, 20:53 Nga DOSJA
Meta: Kam pasur gjithmonë marrëdhënie perfekte me PS, qeveria

TIRANË- presidenti Ilir Meta ka thënë se ka pasur gjithmonë marrëdhënie të mira me Partinë Socialiste. I ftuar në “Çim Peka Live”, Meta ka thënë se ka bërë çdo gjë që i ka kërkuar mazhornaca dhe qeveria në zbatim të Kushtetutuës.

Ndër të tjera Meta ka thënë se ka kërkuar gjithmonë bashkëpunim me qeverinë në mënyrë që të shmangë përplasjet, sakaq ka treguar dhe rastin e ish-Ministrit Sandër Lleshajt kur i ka kërkuar që të sqaroheshin, por që ky i fundit nuk ka shkuar.

Me PS kam pasur marrëdhënie perfekte. Mes demokracisë dhe pushtetit do të zgjedh gjithmonë domokracinë. Jam në këtë pozicion që jam vetëm falë demokracisë, pa demokracinë do të isha një njeri i thjeshtë.  Gjithçka që mazhoranca apo Kryeministri ka kërkuar nga unë e kam bërë në kohë rekord duke zbatuar gjithmonë Kushtetutën. Kam bërë çdo gjë kam zbatuar kushtetutën. Kam kërkuar gjithmonë bashkëpunim për të evituar përplasjet.  Kam qenë unë që e kam kërkuar Lleshajn përpara se të dekretohej që të vinte dhe ta sqaroheshim. Ka qenë Kryeministri ai që i ka thënë mos shko se ai e ka për detyrë të firmosi. Ndodhi ajo që ndodhi, pasi kjo çështje nuk u bë, rezultoi se Qeveria kishte gënjyer Presidentin. Që ai ishte me gradën e gjeneralit dhe nëse presidenti do ta bënte  i do dilte që ka shkelur Kushtetutën, dhe kështu që presidenti do të jepte dorëheqjen. Nuk ishte faji im, ka pasur një përpjekje gjithmonë të tregojë se në Shqipëri sundon vetëm ai dhe në çdo institucion vendos ai.”- ka thënë ai. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 24 Dhjetor 2020, 20:19

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar se vijon të komunikojë me ish-kryeministrin Fatos Nano. Gjatë një interviste për “Opinion”, në zyrën e tij, ...