Politike

“Po lirohen banda në prag të zgjedhjeve”/ Meta: Prokuroria e pushtuar nga maxhoranca aktuale

24 Dhjetor 2020, 21:03 Nga DOSJA
“Po lirohen banda në prag të zgjedhjeve”/ Meta: Prokuroria

TIRANË–  Presidenti Ilir Meta ka thënë se Prokuroria është e pushtuar nga maxhoranca,  ku sipas tij nuk po hetohet asgjë.

I ftuar në “Çim Peka Live”, Meta ka thënë se në prag të zgjedhjeve po lirohen nga qelitë edhe bandat kriminale. Ndër të tjera kreu i shtetit solli edhe rastin e kallëzimeve të tij në SPAK dhe në Prokurori ndaj Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, të cilët nuk janë hetuar.

“Jemi të qartë që Prokuroria është pushtuar. Tani këtë gjë gjykojeni ju. Vlerësimi im është ky. Derisa ti bën një zgjedhje antikushtetuese me qëllim nëpërmjet kësaj zgjedhje që të bësh të gjithë procedurat organizative të drejtësisë së re të këtij sistemi përmes një njeriu të zgjedhur në mënyrë të njëanshme, sigurisht që ne shikojmë rezultatet, dhe shikojmë që mbyllen të gjitha çështjet serioze, lirohen grupet kriminale me lloj-lloj teknikalitet para zgjedhjeve, nuk hetohet askush për këto çështje. Meqë kemi rastin e Gjykatës Kushtetuese, kemi edhe faktin që të gjithë përgjegjësit e mosngritjes së kësaj gjykate që Presidenti i ka çuar në SPAK dhe Prokurori dhe që janë vërtetuar edhe nga Komisioni i Venecias si përgjegjës për gjithë incidentet e rënda që sollën në këtë situatë të Gjykatës Kushtetutës, ndaj në këtë drejtim përpjekja për kapjen e Gjykatës Kushtetuese vazhdon. Prandaj edhe unë nuk kam shprehur ndonjë entuziazëm, sepse ne kemi një trupë por nuk kemi një Gjykatë Kushtetuese funksionale, që të japë vendim në emër të popullit dhe sovranitetit të tij”.– ka thënë Meta.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 24 Dhjetor 2020, 20:19

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar se vijon të komunikojë me ish-kryeministrin Fatos Nano. Gjatë një interviste për “Opinion”, në zyrën e tij, ...