Politike

Rama: Në politikë nuk ka miq, nuk kam pritshmëri

24 Dhjetor 2020, 21:15 Nga DOSJA
Rama: Në politikë nuk ka miq, nuk kam pritshmëri

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar se në politikë, sipas një shprehjeje të François Miterrand, nuk ka miq, por vetëm bashkëudhëtarë të mirë. Në një intervistë për “Opinion”, Rama u pyet se si do të ndihej nëse kur të tërhiqet nga politika, do të shikonte se nuk do të kishte më njerëz që i vijnë rrotull.

Rama tha se nuk ka pritshmëri që të ndodhë kjo gjë dhe për këtë arsye nuk do të zhgënjehet.

“Këtu kanë të bëjnë pritshmëritë, nëse ndërton një pritshmëri të ndryshme atëherë zhgënjehesh. Nuk kam asnjë pritshmëri, sepse unë besoj që në politikë nuk ka miq, ka vetëm bashkudhëtarë të mirë, ose të këqij. E ka thënë dikush tjetër më i zoti se unë dhe më në vendin e duhur se sa unë për ta thënë, François Miterrand. Unë mendoj që në momentin që mbaron kjo pjesë, pjesa tjetër shpresoj unë duhet të jetë një pjesë, kur ti nuk kërkon më të njëjtën gjë,’- tha Rama.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll