Politike

“Në do luftë, ik tjetërkund”/ Rama tregon dëshirën e madhe për t’u anëtarësuar në PD: Nuk do isha pot ë mos kish

24 Dhjetor 2020, 21:09 Nga DOSJA
“Në do luftë, ik tjetërkund”/ Rama tregon

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer nisjen e karrierës së tij në politikë. Në një intervistë në emisionin “Opinion”, Rama rrëfeu edhe njëherë pjesëmarrjen e tij në një nga mbehje t e Partisë Demoratike, gjatë kohës që ajo u krijua, ku dhe pati përplasjen e tij me Gramoz Pashkon.

Rama tregoi se i propozoi Pashkos luftë me Ramiz Alinë e ndërsa ata e kundërshtuan. Më tej, kryeministri tha se është aty ku është për faktin se atë ditë që iu fut politikës, i kishte vdekur babai. Nëse babai i tij do të kishte vdekur në një ditë tjetër, ai s’do të ishte këtu ku është sot.

Pjesë nga intervista

Rama: Të nesërmen që u hap ajo dreq ekspozite, që ishte ekspozita ime e parë jashtë, kam lënë tim atë aty. Jam nisur dhe kemi ardhur me makinë nga Igumencia deri në Kakavijë. Dhe kishte ardhur im vëlla bashkë me Dash Pezën. Tim vëlla e kish zënë makina dhe kur arritëm në Fier u kujtuam që Olsin e kishim lënë në Tepelenë. Kam ardhur vonë nga darka, ora 6-7. Dhe më çuan tek ajo salla, ishte një dhomë atje, dhomë konvikti. Janë atje më thanë dhe shkuam. Ishte i ndjeri Gramoz Pashko, atë pashë të parin.  “Urdhëro – tha – çfarë do”? Sikur s’më njihte. I thashë unë jam Edi Rama, kam ardhur për këtë punë. Dhe aty ndërhyri ky figura, që unë ja kisha dëgjuar emrin. Dhe në fakt talleshim me ato shkrimet e tij, të Saliut. Ishte shumë komunist për të qenë i marrë seriozisht. Sepse ishte ajo pjesa që mundohej të thoshte Ramiz Alia që këtu mund të ketë zëra që mund të flasin. Ishin disa nga këta që i kishin marr si…. nejse… Dhe thotë:  O, po ky le të vijë se na duhet për fushatë se është i zoti i gojës, Saliu.  Ata po formulonin një deklaratë që ishte e para deklaratë e PD-së së sapoformuar për disa ngjarje në Shkodër. Ramiz Alia i kishte bërë copë, huliganë. Ndërkohë aty ishte ky figura në këmbë. Preçi po lexonte tekstin. Dhe në një moment unë i them: Ku jam këtu, ça është kjo? Është njësoj si me e pas shkruajt Ramiz Alia. Jeni parti e opozitës apo është komiteti i rinisë që është bërë parti? Se nuk mund t’u themi huliganë që kanë thyer xhamat se janë të gjithë njerëz që janë rrahur për 50 vjet. Në atë moment Gramozi i shkretë thotë: ça propozon ti? Dhe unë i them: Luftë me Ramiz Alinë. Dhe Gramozi thotë: Jo thotë, Ramiz Alia është presidenti ynë dhe është garant i këtij procesi dhe PD nuk do vendosë kandidat kundër Ramiz Alisë, do jetë kandidat i përbashkët. Ndërsa ti, nëse do luftë dil e bëj një parti tjetër. U çova dhe ika. Leka Meksi më vuri këmbën, se ishte tek dera dhe më tha: Mos ik. Thashë dhe nja dy fjalë dhe ika.

Fevziu: Doje të angazhoheshe në PD?

Rama: Nuk doja të angazhohesha në asnjë parti. Doja të angazhohesha me Partinë Demokratike në funksion të një gjëje për të cilën luftoja. Unë s’e konceptoja dot që të merresha me një gjë tjetër veçse me art.

Fevziu: Pse u angazhuat në vitin 1998?

Rama: U angazhova sepse im atë vdiq atë ditë. Në çdo ditë tjetër po të kish vdekur nuk do isha këtu sot. Ka qenë një humor i universit, kur i thonë. Im atë ndërroi jetë në 11 Prill dhe koinçidoi me momentet kur Fatos Nano po bënte qeverinë e re. Erdha për funeralin e tij me një biletë vjatje – ardhje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll

Politike 24 Dhjetor 2020, 20:19

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar se vijon të komunikojë me ish-kryeministrin Fatos Nano. Gjatë një interviste për “Opinion”, në zyrën e tij, ...