Politike

‘Dhuratë e Zotit’/ Rama flet për marrëdhënien me të atin: Nuk mbaj mend të ketë ngritur dorën ndaj meje, asnjëherë

24 Dhjetor 2020, 20:44 Nga DOSJA
‘Dhuratë e Zotit’/ Rama flet për marrëdhënien me

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer marrëdhënien e tij me të atin. Në një intervistë për “Opinion”, Rama tregoi se për të, i ati ka qenë një dhuratë nga Zoti dhe se gjithmonë është përpjekur ta lërë të lirë.

Rama shtoi se nuk mban mend që ta ketë ‘detyruar’ ndonjëherë të mbyllë gojën, apo të ngrejë dorë ndaj tij.

“Babai ka qenë një dhuratë e Zotit për mua në sensin, që ai nuk është përpjekur asnjëherë të më imponohet mua. Nuk mbaj mend të ketë ngritur dorën ndaj meje, apo dhe më pas kur unë fillova t’i jepja gojës, ai të imponohej ose të kërkonte që unë të mbyllja gojën. E vetmja gjë, që në rastet kur kishim debat ose mosdakrodësi, unë kam qenë fëmijë goxha rrebel në aspektin e debatit, ishte që në fund thoshte: Dakord, po unë me timen ti me tënden, me këtë mendje që ke mund të përfundosh edhe në burg, por puna jote. Ka qenë shumë liberal në raport me mua,. Më ka dhënë mundësinë që unë të jem unë. Në aspektin artistik nuk ishim në një vijë, por në atë pikë im atë ishte shumë përpara meje, në aspektin e tolerancës apo mirëkuptimit,”- rrëfue Rama.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll

Politike 24 Dhjetor 2020, 20:19

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar se vijon të komunikojë me ish-kryeministrin Fatos Nano. Gjatë një interviste për “Opinion”, në zyrën e tij, ...