Politike

“Monstruozitete”/ Rama flet për dosjet e hershme: Thanë se deklarova nw gjyq se Gregu është djali i babait tim…çësht

24 Dhjetor 2020, 20:40 Nga DOSJA
“Monstruozitete”/ Rama flet për dosjet e hershme: Thanë se

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zbërthyer detaje nga jeta e tij personale. Në një intervitë në “Opinion”, Rama u pyet edhe për varjen e Havzi Nelës, dhe ngulmoi se ajo histroi për t, është e fabrikuar sepse mungon fjala e të atit.

Rama foli edhe për akuzat që kanë bërë bujë në media, ku është diskutuar tej mase se vetë kryeministri në gjyqin e ndarjes me nënën e Gregut, djalit të tij, ka akuzuar se Gregu në fakt ishte djali i babait të tij. Duke e lidhur këtë edhe më çështjen e varjes së Neëls, Rama tha se e gjitha ka qenë e fabrikuar, për ta sulmuar atë politikisht.

Pjesa nga intervista

Rama: Im atë ishte komunist, ishte artist, skulptor. Si i tillë im atë ishte njeriu që krijonte dhe punonte në funksionon të atij sistemi, besonte tek ai sistem deri vonë. Nuk di ta them deri sa vonë por mendoj që deri në fund të viteve ‘70, ‘80. Pastaj besonte më pak, por ai ishte njeri goxha i përmbajtur, njeri i heshtur dhe si pjesë e pushtetit ai nuk kishte asnjë lidhje me pushtetin. Siç nuk kishin asnjë lidhje me pushtetin të gjithë ata që përzgjidheshin në Kuvendin Popullor për të ngritur dorën në ato sesionet parlamentare që mbaheshin 1 apo 2 herë në vit. Si i tillë ai ishte pjesë e dekorit të madh, por nga pikëpamja e jetës së tij, ai zyrë kishte vetm atelienë.

Fevziu: Ndërkohë ju i keni dalë në mbrojtje në rastin e Havzi Nelës, ku ai ka qenë një nga ata që ka firmosur dënimin me vdekje të Havzi Nelës.

Rama: Jo në fakt unë nuk i kam dalë në mbrojtje dhe as nuk kam bërë të kundërtën për rastin. Radstin e kam parë. Është një rast shumë i trishtuar në vetvete. Historia e tij është komplekse, por nuk jam prononcuar lidhur me këtë sepse më mungojnë 2 elementë. E para më mungon fjala e tim eti. Rasti ka dalë shumë vite pasi ai ishte ndarë nga jeta dhe ka dalë në funksion të luftës politike me mua, nuk ka dalë po themi si dalje në dritë e fakteve në të shkuarën. Më mungon fjala e tij dhe e dyta më mungon bindja për atë firmë. E kam parë dokumentin. Nuk jam ekspert, por firmën e tij e kam në disa nga librat, se ai i shënonte dhe nuk jam i bindur as për firmën e tij dhe më mungon dhe fjala e tij. Aq më pak pastaj jam i prirur të jem i nxituar në këtë aspekt, kur mendoj që ata që e nxorën dhe e kthyen në avaz në publik janë të njëjtët njerëz që për mua fabrikuan një dosje të tërë gjyqi të ndarjes me nënën e Gregut, ku u arrit deri në mostruozitetin që të shkruhej që unë në gjyq paskësha akuzuar nënën e djalit tim se djali im ishte djali i babait tim. Është një dosje e fabrikuar 100% sikundër pastaj edhe është provuar 100%, për shkak se materialet e gjyqit janë aty dhe gjyqi ka qenë vetëm një seancë pajtimi dhe pas asaj seance pajtimi, kanë shkuar avokatët dhe nuk ka patur asnjë problem.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll

Politike 24 Dhjetor 2020, 20:19

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar se vijon të komunikojë me ish-kryeministrin Fatos Nano. Gjatë një interviste për “Opinion”, në zyrën e tij, ...