Bota

24 Dhjetor 2020, 15:06 Nga DOSJA

KOSOVË-  Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ka uruar Krishtlindjet dhe ka kërkuar për të disatën herë të realizohet njohja e Kosovës nga Selia e Shenjtë. Krahas fotos që ka postuar me Papa Françeskun, e ka uruar atë posaçërisht por nuk ka lënë pa uruar edhe shtetasit e huaj të cilët shërbejnë në Kosovë, familjet dhe bashkëkombësit e tyre. Ndër të tjera ai i ka kërkuar  Papës që të lutet për popullin e Kosovës si dhe shpreson që vendi i tij të njihet nga Selia e Shenjtë

“Të dashur vëllezër e motra. Shfrytëzoj rastin që të ju uroj për shumë mot Krishtlindjet!
Po ashtu, uroj të gjithë shtetasit e huaj që shërbejnë në Kosovë, familjet dhe bashkombasit e tyre. Uroj posaçërisht Papa Françeskun me bashkëpunëtorë. I lutemi Atit të Shenjtë që të lutet për Kosovën dhe popullin e saj, me shpresë të njohjes për Kosovën nga Selia e Shenjtë.
Paqe, begati, shëndet e harmoni për të gjithë! RH”- shkruan ai.

(A.k.dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni  papa frannçesku ramush hradinaj  papa frannçesku ramush hradinaj

Sondazh

Poll