Bota

Studimi/ Mutacioni i ri i Covid-19 është 56% më i transmetueshm, por më i rëndë

24 Dhjetor 2020, 12:38 Nga DOSJA
Studimi/ Mutacioni i ri i Covid-19 është 56% më i transmetueshm,

SHBA-Mutacioni i ri i koronavirusit që është përhapur në Britaninë e Madhe është më ngjitës dhe ka efekt për të shkaktuar më shumë viktima dhe shtrime në spital. Sipas mediave të huaja, në një studim të publikuar nga Qendra për Modelimin Matematik të Sëmundjeve Infektive në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër është treguar se varianti është 56% më i transmetueshëm se llojet e tjerë. Ende nuk është e qartë, por rezulton se është një sëmundje më shumë e rëndë.

Qeveria në Britaninë e Madhe ka thënë më herët se varianti i mutuar është  70% më i transmetueshëm sesa llojet e tjerë që qarkullojnë. Ndërkohë, Kështilltai shkencor i Britanisë së Madhe Patrick Vallance ka thënë se mutacioni i ri ka mutacione që mund të ndikojnë në proteinat e bëra nga koronavirusi.

Kjo ka ngritur shqetësimin se testet, trajtimet dhe vaksinat që sapo kanë filluar të mbërrijnë mund të jenë më pak efektive, megjithëse rregullatori shëndetësor i Evropës ka thënë se varianti ndoshta nuk është aq i ndryshëm nga ato të mëparshmit dhe vaksina Pfizer dhe BionTech mund të jetë efektive.

Ndërkohë, gjithashtu në studim tregohet se duhet të përshpejtohet shpërndarja e vaksinës, nga 2 milion njerëz në javë nga ritmi aktual prej 200,000.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mutacioni i covid mutacioni i covid

Sondazh

Poll

Bota 24 Dhjetor 2020, 10:23

Rusia ashpërson kursin kundër mediave sociale

Ekziston rreziku i bllokimit të shumë portaleve. Nga zemërimi për bllokimin e përmbajtjes së transmetuesve shtetërorë rusë, parlamenti në Moskë tani ka ndaluar ...

Bota 24 Dhjetor 2020, 10:22

Mrekullia ime personale gjatë Krishtlindjeve

Në një prej dimrave të kaluar, atë dimër kur lindi ime bijë, im atë dhe ime më u nisën nga një qytezë e vogël periferike në Bullgarinë jugore për të ardhur tek ...