Bota

Më në fund/ Pas 4 viteve pritje arrihet marrëveshja e Brex-it, tregtarët marrin frymë lirshëm Von der Leyen: Ja vlen të l

24 Dhjetor 2020, 14:51 Nga DOSJA
Më në fund/ Pas 4 viteve pritje arrihet marrëveshja e Brex-it,

ANGLI- Marrëveshja për tregti të lirë mes Britanisë së Madhe dhe Evropës është arritur më në fund. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se Kryeministri britanik ka dalë në një konferencë për shtyp ditën e sotme për të folur mbi këtë.

Me nënshkrimin e marrëveshjes së Brex-it, Anglia mund të tregtojë lirshëm dhe pa kosto shtesë. Me anë të kësaj marrëveshje Brukseli gjithashtu ka hequr të gjithë taksat dhe tarifat e shumta që u kishte vendosur mallrave britanikë. Në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes së Brex-it ka reaguar edhe Presidentja e Komisionit Evropian të cilin e quajtur moment si historik dhe shumë të rëndësishëm për Evropën. Ndërkohë që nga ana tjetër tregtarët kanë thënë se kjo është një gjë e mirë pasi me anë të kësaj marrëveshje ata ndihen më të sigurtë.

Në 31 Janar 2020, Britania u largua nga BE, por udhëheqësve u duhej kohë për të negociuar një marrëveshje për marrëdhëniet tregtare të mëvonshme. Prej më shumë se 10 muajsh, palët kanë vazhduar bisedimet për arritjen e një marrëveshje e cila ka dështuar. Por nëse deri me 31 Dhjetor marrëveshja nuk arrihet,  do të vendosen kontrollet dhe taksat kufitare për mallrat që transportohen midis MB dhe BE.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota marreveshja e brexit marreveshja e brexit

Sondazh

Poll