Bota

Arrestohen dy zyrtarë të lartë në Malin e Zi, Abazoviç: Qeveria nuk do të tolerojë luftën kundër korrupsionit dhe krimi

24 Dhjetor 2020, 13:10 Nga DOSJA
Arrestohen dy zyrtarë të lartë në Malin e Zi,

PODGORICË-Në Malin e Zi, ditën e djeshme në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, janë arrestuar nga policia drejtori i Administatës së Pasurive të Paluajtshme, Dragan Kovaçeviq, Ana Lakiqeviç e Kërsto Paviqeviç, shefe e njësisë regjionale në Tivar dhe Drejtorisë dhe një gjeometër, pasi akuzohen për abuzim me pozitën e tyre zyrtare.

Bëhet e ditur se Prokurorja speciale Lidija Mitroviç, ka urdhëruar ndalimin e tyre për 72 orë, pasi dyshohet se kanë abuzuar me detyrën e tyre zyrtare dhe kanë përdorur burime shtetërore për qëllime personale.

Ndërkohë, nuk ka munguar as reagimi i Zëvendëskryeministri të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili ka thënë se qeveria e re ka premtuar një luftë të vendosur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sipas tij, Qeveria nuk do të tolerojë asnjë ligësi dhe do të drejtojë gishtin tek kushdo që është i korruptuar.

Sidomos kundër korrupsionit të nivelit të lartë, i cili çon tek njerëzit që kanë mbajtur poste të rëndësishme. Unë mendoj se drejtori i Administratës së Patundshmërive është një pozitë jashtëzakonisht e rëndësishme në çdo vend … Ka të bëjë drejtpërdrejt me kadastrat e të gjitha komunave. Kishte parregullsi të shumta atje. Unë respektoj prezumimin e pafajësisë, por unë dua të lavdëroj SDT-në ”, ka thënë ai.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dritan abazanoviç dritan abazanoviç

Sondazh

Poll