Bota

Sulmi në Ambasadën e SHBA-së në Bagdad, reagon Donald Trump: Nëse një amerikan vritet, Irani do mbajë përgjegjësi

24 Dhjetor 2020, 13:42 Nga DOSJA
Sulmi në Ambasadën e SHBA-së në Bagdad, reagon Donald Trump:

SHBA- Presidenti aktual Donald Trump ka reaguar, pas sulmit të Ambasadës Amerikane në Bagdat. Me anë të një postimi në rrjete sociale Trump bën përgjegjës Iranin. Ai shkruan se Irani duhet t’i mendojë mirë përgjegjësitë para se të kryejë veprime të tilla, sipas tij nëse një amerikane vritet Irani do jetë përgjegjës.

Postimi i plotë:

“Ambasada jonë në Bagdad u godit të Dielën nga disa raketa. Tre raketa nuk arritën të lëshohen. Merrni me mend se nga ishin: IRANI. Tani dëgjojmë biseda sulmesh shtesë kundër amerikanëve në Irak … Disa këshilla miqësore shëndetësore për Iranin: Nëse një amerikan vritet, unë do ta konsideroj Iranin përgjegjës. Mendojeni mirë,”-ka shkruar Trump. 

Më 19 Dhjetorit , Ambasada Amerikane në Bagdat u sulmua nga disa raketa. Në sulm u dëmtuar vetëm ndërtesa, nuk u raportua asnjë dëm në njerëz.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota doanld trump doanld trump

Sondazh

Poll