Bota

Ishte me studime në Britani, zbulohet një vajzë e infektuar me mutacionin e ri të Covid-19 në Singapor

24 Dhjetor 2020, 14:15 Nga DOSJA
Ishte me studime në Britani, zbulohet një vajzë e infektuar me

SINGAPOR-Mutacioni i ri i Covid-19, që u zbulua në Britani është shfaqur edhe në Singapor. Autoritetet shëndetësore kanë zbuluar një rast në vend. Bëhet e ditur se pacientja është një vajzë 17-vjeçare, e cila kishte studiuar në Britaninë e Madhe.

Ajo u kthye në Singapor në 6 dhjetor dhe qëndroi e izoluar në shtëpi. Një ditë me vonë ajo shfaqi ethe dhe u konfirmua se kishte Covid-19.

Ndërkohë ekspertët janë shprehur se mutacioni i ri mund të përhapet edhe në vendet e tjera aziatike. Pyetja nëse do të ketë kufizime midis vendeve, si në Evropë, me përhapjen e mutacionit në Azi ende nuk ka një përgjigje. Mutacioni i ri deri më tani është gjetur në Holandë, Belgjikë, Afrikë të Jugut, Itali, Ukrainë, Australi.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 mutacioni i covid singapor covid-19 mutacioni i covid singapor

Sondazh

Poll