Bota

FOTOT/ Historia e pazakontë e burrit të pastrehë që familja e dinte të vdekur

24 Dhjetor 2020, 13:27 Nga DOSJA
FOTOT/ Historia e pazakontë e burrit të pastrehë që familja

BRAZIL-Joao Coelho Guimaraes nga Brazili ka qenë një i pastrehë, i cili së fundmi është ribashkuar me familjen e tij. Historia e tij është e veçantë, ai është ribashkuar me familjen, pas një të video të prerjes së flokëve, e cila u bë virale.

Joao Coelho Guimaraes, ishte larguar nga familja e tij për më shumë se një dekadë. Guimaraes u raportua i vdekur nga familja pasi u zhduk dhe ka kaluar dekadën e fundit në rrugë, duke mbledhur kanaçe për të mbijetuar.

Ndërkohë, kohët e fundit, një biznesmen me emrin Alessandro Lobo i cili zotëron një dyqan veshjes për burra dhe shërbim berberësh, e pyeti njeriun e pastrehë nëse ishte i uritur apo donte diçka për të ngrënë. Lobo ka treguar se Guimaraes refuzoi ushqimin, por pyeti nëse kishte një brisk për të shkurtuar mjekrën.

“Kjo ishte kur vendosëm ta ndihmonim në një mënyrë tjetër, duke i siguruar një ditë bukurie,”-ka thënë Lobo.

Përveç pastrimit të mjekrës, flokëve dhe mustaqeve, biznesmeni i dhuroi gjithashtu tre këmisha, një palë pantallona, një xhaketë dhe disa këpucë të reja. Më pas Lobo vendosi të fotografojë ndryshimin në pamjen e Guimaraes dhe ta postojë atë në mediat sociale, në një përpjekje për të frymëzuar sipërmarrësit e tjerë për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Postimi i tij, u shpërnda dhe u pa nga familja e tij. Pasi u njoh nga familja, nëna dhe motra e tij udhëtuan për ta takuar.

(k.a.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joao coelho guimaraes joao coelho guimaraes

Sondazh

Poll