Bota

BE thirrje Kosovës e Serbisë: Dialogu mes dy shteteve duhet të vazhdojë, pavarësisht zgjedhjeve të parakohshme

24 Dhjetor 2020, 11:49 Nga DOSJA
BE thirrje Kosovës e Serbisë: Dialogu mes dy shteteve duhet të

EUROPË – Bashkimi Evropian ka deklaruar se pavarësisht situatës së krijuar në Kosovë sa i përket zgjedhjeve të jashtëzakonshme, angazhimi për dialogun Prishtinë-Beograd duhet vazhduar

BE do të vazhdojë të bashkëpunojë me bashkëbiseduesit që ka në Kosovë dhe Serbi, lidhur me dialogun.

Edhe në rrethana të tilla, puna për dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit vazhdon dhe Kosova duhet të vazhdojë të respektojë të gjithë marrëveshjet e arritura deri më tani. Rruga e Kosovës dhe Serbisë drejt Bashkimit Evropian kalon përmes dialogut. Ne ende presin që Kosova të respektojë dhe zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura në të kaluarën”, kanë thënë një zyrtar i BE-së.

Kosova do shkojë në zgjedhje të parakohshme pasi Gjykata Kushtetuese  konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosoveserbi zgjedhjet e parakohshme në kosovë dialogu kosoveserbi zgjedhjet e parakohshme në kosovë

Sondazh

Poll

Bota 24 Dhjetor 2020, 10:23

Rusia ashpërson kursin kundër mediave sociale

Ekziston rreziku i bllokimit të shumë portaleve. Nga zemërimi për bllokimin e përmbajtjes së transmetuesve shtetërorë rusë, parlamenti në Moskë tani ka ndaluar ...

Bota 24 Dhjetor 2020, 10:22

Mrekullia ime personale gjatë Krishtlindjeve

Në një prej dimrave të kaluar, atë dimër kur lindi ime bijë, im atë dhe ime më u nisën nga një qytezë e vogël periferike në Bullgarinë jugore për të ardhur tek ...