Art&Argëtim

Instagram sjell ndryshime/ Mosseri: Nuk do publikohen më imazhe depresive

12 Shkurt 2019, 19:42 Nga DOSJA
Instagram sjell ndryshime/ Mosseri: Nuk do publikohen më imazhe depresive

Instagram ka rënë dakord të ndalojë imazhet grafike të lëndimeve të vetvetes, pasi u ngritën kundërshtime në Britani pas vetëvrasjes së një adoleshenti, babai i të cilit tha se platforma për ndarjen e fotografive dhe video kishte kontribuar në vendimin e vetëvrasjes të së ndjerit.

Shefi i Instagram-t, Adam Mosseri tha të enjten se platforma po bën një sërë ndryshimesh në rregullat e përmbajtjes së saj.

“Ne nuk jemi aty kur duhet të jemi në raste të vetëvrasjes, dhe, konsideroj se ne duhet të bëjmë më shumë për të mbrojtur grupet vulnerabël në komunitetin tonë”, deklaroi Mosseri.

“Unë kam një përgjegjësi për ta bërë këtë ndryshim,” tha ai. “Ne jemi të angazhuar për të gjetur dhe hequr këtë lloj përmbajtjeje dhe do punojmë me ekspertë dhe industrinë më të gjerë për të gjetur mënyra për të mbështetur njerëzit kur ata janë më në nevojë”. Thirrja për ndryshim të politikave të Instagram u mbështet nga qeveria britanike, pasi familja e 14-vjeçarit Molly Russell gjeti materiale që lidheshin me depresionin dhe vetëvrasjen në llogarinë e të ndjerit në Instagram.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture adam mosseri depresioni dhe vetëvrasja imazhe të lëndimeve të vetvetes instagram adam mosseri depresioni dhe vetëvrasja imazhe të lëndimeve të vetvetes instagram

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 12 Shkurt 2019, 19:26

Duket se Bora Zemani ka gjetur “fluturat”

“Unë kërkoj vetëm flutura”- kështu është shprehur Bora Zemani pak pasi i dha fund ndarjes nga bashkëshorti dhe njëkohësisht babi i djalit të saj, DJ-in Vin Veli...

Art&Argëtim 12 Shkurt 2019, 19:00

Kejvina Kthella “ tërbon” fansat

E kemi njohur si velinën e cila bënë pyetje “provokuese” tek emisioni “Xing” i Ermal Mamaqit dhe shpesh harrojmë që Kejvina ka profesion modelingun, të cilin e ...

Art&Argëtim 12 Shkurt 2019, 17:10

‘Ballkan Girl Power ‘ vjen në Tiranë

Qëndresa Jashari është një prej vajzave të cilat janë përzgjedhur për të qenë pjesë e ekspozitës ‘Ballkan Girl Power’ sjell për publikun shqiptar ekspozitën me ...