Art&Argëtim

Pas Gucci-t, ‘Blackface’ hedh akuzat ndaj linjës së këpucëve të Katy Perry-t

12 Shkurt 2019, 10:48 Nga DOSJA
Pas Gucci-t, ‘Blackface’ hedh akuzat ndaj linjës së

CNN–  E para ishte Prada, pastaj Gucci dhe tani është firma e rrobave të Katy Perry-t, që po akuzohet për imazhin e krijuar të ‘blackface’.

Perry debutoi linjën e saj të këpucëve në vitin 2017, sot linja e saj e këpucëve është mjaft e njohur në Dillard dhe Walmart në Shtetet e Bashkuara, por tani ajo po akuzohet për krijimin e një linje raciste.

Të njëjtën përshtypje kanë krijuar te njerëzit edhe një model sandalesh dhe shapkash që marka e këngëtares së njohur, Katy Perry ka hedhur në treg. Sandalet dhe shapkat me rripa të zinj kanë dy sy dhe një palë buzë të kuqe dhe ngjasojnë shumë me maskën e zezë.

Këpucët e kësaj linje vijnë në ngjyrë të zezë dhe bezhë, por ashtu si Gucci edhe Katy Perry i ka hequr menjëherë nga tregu produktet, pas reagimeve të ashpra nga njerëzit. Gucci kërkoi falje për këtë ngjarje, ndërsa Perry ende nuk ka reaguar lidhur me këtë gjë.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz #blackface gucci #linja e kepuceve katy perry #blackface gucci #linja e kepuceve katy perry

Sondazh

Poll