Art&Argëtim

Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi së bashku për Pavarësinë e Kosovës, ku do të shfaqen këngëtarët

11 Shkurt 2019, 19:59 Nga DOSJA
Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi së bashku për Pavarësinë e

Siç u bë e ditur para disa ditësh, Elvana do të mbajë koncertin e saj të parë në Prishtinë me rastin e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt. Pas disa muajsh heshtjeje, këngëtarja shqiptare ka menduar ta rinisë kështu rrugën e saj të koncerteve. Për gjithçka po kujdeset vetë Anita Haradinaj, bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës dhe bëhet fjalë për një recital akustik, të ngjashëm me atë që bëri në Tiranë e shoqëruar nga violinisti i shquar Olen Cesari. 

Mirëpo edhe Flori Mumajesi nga ana tjetër do të performojë për festën e Pavarësisë së Kosovës. Ai e ka bërë vetë të ditur me anë të një postimi në Instastory do të jetë i pranishëm në një nga clubet e Zvicrës që vizitohet nga shumë shqiptarë.

Dihet tashmë që një nga këngët që Elvana dhe Flori këndojnë për festën e Pavarësisë është “Kuq e zi” e kënduar nga të dy disa vite më parë. Na mbetet të presim se çfarë versioni të këngës do të performojë secili.

Elvana dhe Flori janë përfolur për një lidhje sentimentale që nuk u konfirmua nga asnjëri, pavarësisht fotove dhe daljeve të dyshes që nuk i kanë shpëtuar syrit të publikut.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz elvana dhe flori ne koncert elvana gjata flori mumajesi pavaresisa e kosoves elvana dhe flori ne koncert elvana gjata flori mumajesi pavaresisa e kosoves

Sondazh

Poll