Art&Argëtim

‘Ballkan Girl Power ‘ vjen në Tiranë

12 Shkurt 2019, 17:10 Nga DOSJA
‘Ballkan Girl Power ‘ vjen në Tiranë

Qëndresa Jashari është një prej vajzave të cilat janë përzgjedhur për të qenë pjesë e ekspozitës ‘Ballkan Girl Power’ sjell për publikun shqiptar ekspozitën me fotografitë e shkrepura prej saj të cilat vijnë si pasion i saj.

Ka qenë gjithmonë pasion imi, dhe vendosa të marr pjesë, tema kryesore ka qenë rreth feminizmit, nga 4 foto u përzgjodh njëra prej tyre. Në këtë foto vajza është e ngulfatur si në anën fizike edhe politike që gratë e Kosovës e përjetojnë çdo ditë sot”, – tregon vetë Qëndresa.

Koordinatori i ekspozitës, Skënder Povorica tregon se në këtë ekspozitë do të marrin pjesë 75 vajza, përmes fotove kanë treguar se gratë kanë ndikim shumë të madh në shoqëritë sot, jo vetëm në Kosovë, por edhe në vende të tjera në Ballkan.

Është hera e parë që Kosova merr pjesë në këtë ekspozitë, vajzat nga 5 vende të ballkanit kanë përzgjedhur mes tyre se cilat janë fotot që duhet të jenë në këtë ekspozitë duke përcjell kështu edhe mesazhin e gruas së fortë e të lirë.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture #ballkan girl power #ekspozita per gruan #pasioni i fotografise #ballkan girl power #ekspozita per gruan #pasioni i fotografise

Sondazh

Poll