Art&Argëtim

Pasi i mohoi postimet e “Instastory”-t, Veleshja publikon mesazhet që i dërgon “Dashuria”

12 Shkurt 2019, 12:08 Nga DOSJA

Pak ditë më parë në Instagramin e aktorit Rezart Veleshnja u publikuan disa mesazhe ku aktori e akuzonte të dashurën e tij për tradhëti.

Nëpërmjet “Instastory”-t ai publikoi disa mesazhe ku thuhej se e dashura e tij e kishte tradhëtuar me katër meshkuj të tjerë. Në lidhje me këto postime  Veleshnja u shpreh se i kishin hakeruar faqen e instagramit dhe për personin që ia kishte bërë këtë gjë i ka lënë policinë dhe Allahun.(Lexo këtu)

“Dua të falenderoj personin që bëri të mundur rikthimin e Instagramit tim. Dua t’ju kërkoj falje për gjithë situatën e ndodhur. Unë s’kam pasur te bëj fare me rrjetet sociale sot. Kam qenë në një udhëtim prej 13 orësh. Tani sa mora vesh që paska ndodh një rrëmujë dhe nuk e di kush janë këta dashakeqas, por nëse i gje u kam lënë Allahun dhe policinë,” tha aktori.

Por tashmë ai ka vendosur të reagojë sërish në “Instastory” dhe tregon se marrëdhënia e tyre  me të dashurën nuk ka ndryshuar aspak. Madje e quan edhe “Dashuria”.

Në postimin e tij shfaqet një vajzë bionde dhe disa mesazhe dërguar nga “Dashuria”. “Të dua” shkruan Rezarti në foton e publikuar.

Mesazhet e publikuara nga Rezart Veleshnja
Instastory i Rezart Veleshnjës

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz akuzat për tradheti rezart veleshnja akuzat për tradheti rezart veleshnja

Sondazh

Poll