Bota

SHBA/ Zyrtarë nga CDC-ja: Më shumë se 1 milion amerikanë kanë marrë vaksinën e Pfizer anti-Covid

24 Dhjetor 2020, 10:46 Nga DOSJA
SHBA/ Zyrtarë nga CDC-ja: Më shumë se 1 milion amerikanë

SHBA– Zyrtarë nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), në Shtetet e Bashkuara, kanë bërë të ditur se deri më tani në Amerikë janë vaksinuar 1 milionë persona, por sipas tyre shanset janë të pakta që deri në fund të vitit të mund të vaksinohen 20 milionë njerëz siç është planifikuar.

Më shumë se një milion amerikanë kanë marrë vaksinën kundër koronavirusit nga Pfizer, por është pak e mundur se do të arrihet qëllimi i SHBA-së që deri në fund të vitit të vaksinohen 20 milionë njerëz,”-kanë thënë zyrtarë nga zyrtarët federalë.

Gjithashtu, drejtori i CDC-së, Robert Redfield, ka bërë të ditur se porosit për vaksinat do të rriten në javët e ardhshme.

“Porositë sigurisht se do të rriten javëve apo muajve të ardhshëm,”-ka thënë ai.

Shtetet e Bashkuara pak ditë më parë kanë nisur procesin e vaksinimit të kategorisë së rrezikshme të popullsisë me vaksinën Pfizer dhe Biontech, ku dhe presidenti Joe Biden ka qenë një prej personave që është vakinuar. Ndërkohë, SHBA-ja renditet e para me numrin me të lartë të infektimeve, ku prej fillimit të pandemisë ka shënuar mbi 18 milionë të infektuar dhe kanë ndërruar jetë 334,218 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota robert redfield shba vaksina për covid robert redfield shba vaksina për covid

Sondazh

Poll

Bota 24 Dhjetor 2020, 10:23

Rusia ashpërson kursin kundër mediave sociale

Ekziston rreziku i bllokimit të shumë portaleve. Nga zemërimi për bllokimin e përmbajtjes së transmetuesve shtetërorë rusë, parlamenti në Moskë tani ka ndaluar ...

Bota 24 Dhjetor 2020, 10:22

Mrekullia ime personale gjatë Krishtlindjeve

Në një prej dimrave të kaluar, atë dimër kur lindi ime bijë, im atë dhe ime më u nisën nga një qytezë e vogël periferike në Bullgarinë jugore për të ardhur tek ...