Bota

Covid-19/ Presidenti gjerman: Po i afrohemi fundit të krizës së pandemisë

24 Dhjetor 2020, 10:31 Nga DOSJA
Covid-19/ Presidenti gjerman: Po i afrohemi fundit të krizës së

GJERMANI-Presidenti i Gjermanisë Fank-Walter Steinmeiner ka komentuar në lidhje me pandeminë e Covid-19. Në një deklaratë për mediat, duke u bazuar te fillimi i shpërndarjes së vaksinave, ai ka thënë se ka menduar vetëm pak kohë nga fundi i pandemisë.

“Pandemia ka vendosur hije në zezë në festimet për Krishlindje në Gjermani, mirëpo pas të jetuarit me koronavirus për gati një vit, kemi “çdo arsye për të besuar” se jeta do të bëhet më e mirë shumë shpejt. Ne ende kemi një rrugë të gjatë e të mundimshme përpara nesh. Mirëpo ne shohim që drita e shumëpritur në fund të tunelit po rritet. Ne po i afrohemi fundit të krizës, hap pas hapi,”-ka thënë Frank-Walter Steinmeier.

Ndërkohë, gjermanët kanë hyrë dy herë në izolim për shkak të numrit të lartë të infektimeve, ku ndër masat kanë qenë anulimi i tregjeve për Krishtlindje e deri të kufizimi i numrit për organizime me miqtë dhe familjen. Që prej fillimit të pandemisë në Gjermani janë shënuar 1,587,908 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 29,127 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota frank-walter steinmeier gjermani frank-walter steinmeier gjermani

Sondazh

Poll

Bota 24 Dhjetor 2020, 10:23

Rusia ashpërson kursin kundër mediave sociale

Ekziston rreziku i bllokimit të shumë portaleve. Nga zemërimi për bllokimin e përmbajtjes së transmetuesve shtetërorë rusë, parlamenti në Moskë tani ka ndaluar ...

Bota 24 Dhjetor 2020, 10:22

Mrekullia ime personale gjatë Krishtlindjeve

Në një prej dimrave të kaluar, atë dimër kur lindi ime bijë, im atë dhe ime më u nisën nga një qytezë e vogël periferike në Bullgarinë jugore për të ardhur tek ...