Bota

Vaksina kineze anti-Covid/ Autoritetet në Brazil: Është efektive mbi 50%!

24 Dhjetor 2020, 09:35 Nga DOSJA
Vaksina kineze anti-Covid/ Autoritetet në Brazil: Është efektive

BRAZIL-Provat e vaksinës së kompanisë kineze “Sinovac Biontech” e emëruar “CoronaVac” kanë përfunduar në Brazil. Sipas autoriteteve braziliane, ajo ka dalë se është efektive.

Lajmi është konfirmuar dhe nga Drejtori i Institutit Bhutantan, Dimas Covas, i cili ka thënë se “CoronaVac” ka arritur pragun e efektivitetit dhe do të lejojë përdorim e menjëhershëm në vend dhe se rezultatet e provave përfundimtare të fazës së tretë.

Ndërkohë, Sekretari i Shëndetësisë i Sao Paulo Gorinchteyn ka thënë se niveli i efektivitetit të CoronaVac tejkalon pragun prej 50 përqind, por duke mos e specifikuar.

“Qëllimi ynë ishte që ajo të ishte mbi 50%. Nëse do të ishte 51%, do të ishte e rëndësishme për ne, veçanërisht pasi po jetojmë në një moment të një krize shëndetësore,“-ka thënë  sekretari i shëndetit i Sao Paulo Jean Gorinchteyn.

Eksperimentet e kandidatit të vaksinës kineze te njerëzit në Brazil filluan në fund të korrikut në bashkëpunim me Institutin Bhutantan, i cili kryen kërkime biologjike në Sao Paulo. Eksperimentet e kandidatit të vaksinës, u testuan në 13 mijë vullnetarë në vend, dhe u ndaluan në 10 nëntor. Ato rifilluan sërish më 12 nëntor për shkak të një efekti anësor të papritur. Sao Paulo ra dakord me kompaninë farmaceutike kineze për të transferuar teknologjinë e kërkuar për prodhimin e vaksinës në Institutin Bhutantan, përveç marrjes së 46 milion dozave të vaksinës nëse ishte i suksesshëm.

(k.a./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vaksina anti-covd vaksina ne kine vaksina anti-covd vaksina ne kine

Sondazh

Poll