Bota

Nis shpërndarja e vaksinave drejt 27 vendeve të BE-së, KE nxjerr pamjet, si bëhet paketimi dhe dërgimi i tyre

24 Dhjetor 2020, 09:15 Nga DOSJA
Nis shpërndarja e vaksinave drejt 27 vendeve të BE-së, KE nxjerr

BRUKSEL– Komisioni Europian ka njoftuar se ka nisur shpërndarja e vaksinave anti-Covid në 27 vendet e Bashkimit Europian.

KE shkruan në Twitter se dozat e vaksinave janë paketuar dhe janë nisur drejt vendeve anëtare të unionit.

“Pasi paketuan me kujdes dozat e vaksinave të sapo miratuara të koronavirusit, ato u nisën për në 27 vendet e Bashkimit Evropian.Këto vaksina së shpejti do të arrijnë në destinacionet e tyre për t’u përdorur gjatë, më 27, 28 dhe 29 dhjetor”, shkruhet në rrjetin social.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula van der Leyen, dhe Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, kanë premtuar se BE do ta ndihmojë edhe Ballkanin Perëndimor me vaksina kundër koronavirusit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni shperndahet vaksina ne vendet e be vaksina anti-covd shperndahet vaksina ne vendet e be vaksina anti-covd

Sondazh

Poll