Bota

Mutacioni i ri i Covid-19/ New York vendos masa për vizitorët nga Britania, duhet të karantinohen 14 ditë

24 Dhjetor 2020, 09:48 Nga DOSJA
Mutacioni i ri i Covid-19/ New York vendos masa për vizitorët nga

SHBA-Qyteti i New Yorkut ka vendosur rregull për karantinimin 14-ditore për të gjithë personat që vijnë nga Britania e Madhe. 

“Secili person që vjen nga Mbretëria e Bashkuar do të vizitohet nga zëvendësit e sherifit të qytetit për të siguruar se respektojnë rregullat. Ata persona që shkelin rregullat do të dënohen me 1,000 dollarë në ditë,”- ka paralajmëruar de Blasio.

Postimi i plotë:

With reports of a new #COVID19 strain in the UK, as of TODAY all international travelers will receive an order to quarantine from @NYCHealthCommr via certified mail. Anyone traveling from the UK will be personally served that order by @NYCSHERIFF.

Learn more: pic.twitter.com/3LgS97jAWR

— Mayor Bill de Blasio (@NYCMayor) December 23, 2020


Qyteti i New Yorku ka qenë epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në SHBA më herët gjatë këtij viti, dhe është kthyer në një prej vendeve me numrin më ta lartë nga ky virus brenda territorit amerikan.

Ndërkohë, që prej fillimit të pandemisë në Shtetet e Bashkuara janë shënuar 18.4 milionë raste me koronavirus dhe më shumë se 326,000 viktima. Sakaq, prej shfaqes të mutacionit të ri të Covid-19 në Britaninë e Madhe shumë vende kanë mbyllur kufirin me të në përpjekje për të parandaluar përhapen.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mutacioni i covid new york mutacioni i covid new york

Sondazh

Poll