Bota

Bilanci në Botë/ Mbi 79 mln të infektuar dhe 1 mln të vdekur, SHBA-ja shënon rritje të numrit të infektimeve, mbi 232 mij

24 Dhjetor 2020, 08:47 Nga DOSJA
Bilanci në Botë/ Mbi 79 mln të infektuar dhe 1 mln të

Shifra e të infektuarve me Covid-19 vazhdon të rritet, duke shënuar mbi 79 milionë persona, ndërkohë që kanë humbur jetën 1,738,966 njerëz dhe janë shëruar mbi 55 milionë të tjerë.

Shtetet e Bashkuara renditen të parat me numrin më të lartë të infektimeve ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pozitiv me Covid-19 mbi 232,342 persona, duke e çuar numrin në total mbi 18 milionë. Ndërsa kanë humbur jetën mbi 3,401 njerëz dhe numri në total ka shkuar 334,218. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara, kanë filluar, shpërndarjen e vaksinave antiCovid-19 për personat e parë me rrezikshmëri të lartë. Kjo javë ka shënuar një rritje të numrit të infektimeve në SHBA me  një javë më parë.

India renditet e dyta ku gjatë orëve të fundit ka shënuar mbi 234 persona të infektuar dhe në total ka aritur 10,123,778 njerëz, ndërkohë që prej fillimit të pandemisë kanë humbur jetë 146, 778 pacientë.

Franca ka shënuar një rritje të rasteve të infeksionit krahasuar me një ditën më parë, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 14,929 njerëz të infektuar, duke e çuar numrin në total 2,505,875 persona, ndërkohë që kanë ndërruar jetë mbi 276 njerëz dhe numri në total është 61,978.

Gjermania ka shënuar një rritje rekord të infektimeve. Numri i rasteve të konfirmuara pozitiv në Gjermani gjatë orëve të fundit është mbi 31,297 njerëz, duke e çuar shifrën në total 1587,908 mijë persona. Ndërkohë që kanë ndërruar jetën mbi 886 njerëz dhe numri në total është 29,127 Sakaq, Kancelarja Angela Merekel ka njoftuar disa ditë më parë për një mbyllje të dytë për shkak të kurbës në rritje të infektimeve, ku është vendosur që ta mbyllë të gjithë vendin deri në datën 10 janar, me një lehtësim për festa.

Italia ka regjistruar një numër të lartë infektimesh ku gjatë orëve të fundit janë shënuar mbi 14,522  persona të infektuar, duke e çuar numrin në total 1,991,278  ndërsa numri i vdekjeve është mbi 553 , duke e çuar shifrën në total 70,395 njerëz. Vendi po përgatitet për një fund vit pa festa, pasi e gjithë Itali është shpallur zonë e kuqe.

Greqia, po ashtu ka vendosur një izolim të vendit dhe një shtim të masave izoluese të cilat do të zgjasin deri në 7 janar. Ndërkohë, gjatë orëve të fundit ka shënuar një rritje të numrit të infektimit krahasuar me një ditë më parë, mbi 935 persona kanë rezultuar pozitiv, duke e çuar numrin në total 133,365 dhe kanë ndërruar jetë mbi 62 persona dhe numri i vdekjeve në total është 4,402. Sakaq, Greqia ka deklaruar se do të fillojë shpërndarja e vaksinave në datën 26 dhjetor dhe vendi ka përgatitur frigoriferët për mbajtjen e tyre.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bilanci i botes covid-19 ne bote koronavirusi ne bote bilanci i botes covid-19 ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Bota 24 Dhjetor 2020, 07:41

BEOGRAD– Serbia nis sot vaksinimin anti-COVID-19. Kryeministrja Ana Brnabiç dhe ministrja e Punës, Darija Kisiç Tepavçeviç ishin të ...