Bota

Vendimi i Gjykatës Speciale/ Seanca e radhës për Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati do të mbahet në 8 janar

24 Dhjetor 2020, 09:56 Nga DOSJA
Vendimi i Gjykatës Speciale/ Seanca e radhës për Nasim Haradinaj

KOSOVË– Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës kanë publikuar datën kur do të mbahet konferenca e radhës për krerët e organizatës së veteranëve të Luftës.

Sipas kalendarit të publikuar në faqen zyrtare, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe nënkryetari i organizatës, Nasim Haradinaj, do të dalin para Gjykatës Speciale në Hagë me datë 8 janar të vitit 2021.

“Për Gucatit&Haradinajt do të zhvillojnë paraqitje e mëtejshme/Konferencë për ecurinë në çështjen në orën 15:00 në datën 8 janar 2021”, thuhet në njoftim.

Më 11 dhjetor 2020, Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës konfirmoi aktakuzën e parashtruar më 30 tetor 2020 nga Prokurori i Specializuar kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni arrestohet hysni gucati hysni gucati kosova ne hage nasim haradinaj arrestohet hysni gucati hysni gucati kosova ne hage nasim haradinaj

Sondazh

Poll