Bota

“Fati” i BREXIT: Boris Johnson gati të njoftojë se BRITANIA dhe BE kanë arritur një marrëveshje

24 Dhjetor 2020, 08:45 Nga DOSJA
“Fati” i BREXIT: Boris Johnson gati të njoftojë se

BRITANI–Boris Johnson është gati të njoftojë një marrëveshje tregtare Brexit sot. Mbretëria e Bashkuar dhe BE kuptohet janë në prag të nënshkrimit të kushteve të ardhshme tregtare për të shmangur një ndarje kaotike kur periudha e tranzicionit përfundon më 1 janar, ndërsa përpjekjet e fundit janë të domosdoshme për të dyja palët.

Kryeministri britanik pritet të diskutojë sërish me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen përmes telefonit, ndërsa më pas pritet të mbahet një konferencë për media. Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer, ka konfirmuar se bisedimet do të vazhdojnë edhe pas mesnatës.

Puna do të vazhdojë gjatë natës. Pak gjumë u rekomandohet të gjithë atyre që ndjekin zhvillimet për Brexit”, ka thënë ai.

Britania dhe BE kanë kohë deri më 31 dhjetor që ta miratojnë marrëveshjen në parlamentet përkatëse.

Mosmarrëveshja sa i përket çështes detare u has pasi Mbretëria e Bashkuar ka insistuar të ketë kontroll mbi peshkimin në ujërat e saj nga 1 Janari dhe të mbajë një pjesë më të madhe të kapur prej tyre sesa në sistemin aktual të kuotave. Nga ana tjetër, BE dëshironte të fuste në një sistem të ri peshkimi për një periudhë më të gjatë dhe të ruante më shumë aksesin e saj në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar për anije nga Franca, Spanja dhe vendet e tjera anëtare.

Palët nuk ishin dakord nëse firmat duhet të vazhdojnë të ndjekin të njëjtat rregulla si kompanitë brenda BE – dhe për mënyrën se si duhet të zgjidhen mosmarrëveshjet e ardhshme tregtare

Mëngjesin e sotëm vlera e paundit është rritur pas lajmit se një marrëveshje tregtare është rënë dakord, sipas The Guardian.

Në 31 Janar 2020, Britania u largua nga BE, por udhëheqësve u duhej kohë për të negociuar një marrëveshje për marrëdhëniet tregtare të mëvonshme. Prej më shumë se 10 muajsh, palët kanë vazhduar bisedimet për arritjen e një marrëveshje e cila ka dështuar. Por nëse deri me 31 Dhjetor marrëveshja nuk arrihet,  do të vendosen kontrollet dhe taksat kufitare për mallrat që trasnportohen midis MB dhe BE.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota arrihet marreveshja brexit brexit kryeministri britanik boris johnson arrihet marreveshja brexit brexit kryeministri britanik boris johnson

Sondazh

Poll

Bota 24 Dhjetor 2020, 07:41

BEOGRAD– Serbia nis sot vaksinimin anti-COVID-19. Kryeministrja Ana Brnabiç dhe ministrja e Punës, Darija Kisiç Tepavçeviç ishin të ...