Bota

Prostituta u sulmua barbarisht nga tutori i saj, zbulohet rrjeti i trafikimit në Itali/ Bien në pranga dy ‘capot’ e grupit

24 Dhjetor 2020, 08:04 Nga DOSJA
Prostituta u sulmua barbarisht nga tutori i saj, zbulohet rrjeti i trafikimit

ITALI– Grupi i shqiptarëve të cilët kishin nën drejtim rrjetin e prostitucionit në Itali është shkatërruar nga policia.

Karabinierët e Isola kanë vënë në pranga 3 persona me origjinë shqiptare, dy burra dhe një grua si edhe një qytetar italian si krerët e këtij rrjeti prostitucioni. Grupi vepronte në sheshet e Isola, Costigliole, Vigliano, Agliano, Monticello d’Alba dhe Alba.

Gjithçka u zbulua nga sulmi që drejtuesit e grupit bënë ndaj një prostitute e cila tregoi çdo gjë në polici. Vajza tha se u sulmua nga dy bashkatdhetarë, të cilët e rrahën atë me stolin në të cilin ajo ishte ulur duke pritur për klientët. Ata gjithashtu i kishin marrë celularin dhe e kishin lënë në mes të rrugët.

Në krye të bandës janë dy vëllezër shqiptarë. Ata ishin menaxherët e grupit të vajzave që jetonin së bashku në një apartament në qendër të Asti me dy gra që prostituuan dhe ndihmuan vëllezërit në kontrollimin e “kolegëve” të tjera.

Të dy vëllezërit janë në burgjet e Asti dhe Alessandria në pritje të marrjes në pyetje para magjistratit.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni arrestohen shqiptaret ne itali rrjeti i prostitucionit ne itali arrestohen shqiptaret ne itali rrjeti i prostitucionit ne itali

Sondazh

Poll

Bota 24 Dhjetor 2020, 07:41

BEOGRAD– Serbia nis sot vaksinimin anti-COVID-19. Kryeministrja Ana Brnabiç dhe ministrja e Punës, Darija Kisiç Tepavçeviç ishin të ...

Bota 24 Dhjetor 2020, 07:18

Takime në Zoom për këtë Krishtlindje

Këtë Krishtlindje, bredhi nuk do të mungojë, zbukurimet nuk do të mungojnë, madje as biskotat e dhuratat. Por, të qenit bashkë me familjen po.E kanë thënë të gj...