Bota

Kërcënohet Departamenti i Thesarit/ “SolarWinds”, softueri i rrezikshëm hakues që sulmoi kompanitë më të mëdha ameri

24 Dhjetor 2020, 07:57 Nga DOSJA
Kërcënohet Departamenti i Thesarit/ “SolarWinds”, softueri

SHBA– Studiuesit më të lartë të sigurisë kanë zbuluar listat e kompanive, të dhënat ë të cilave u sulmuan nga softueri i quajtuar ‘SolarËinds’, pas hetimeve të vazhdueshme.

Lista e shpërndarë nga firma e sigurisë kibernetike, përfshin kompani të profilit të lartë të teknologjisë si Intel, Nvidia, Cisco, Cox Communications dhe Belkin.

Kompania Mediatek,  ofruesi i dytë më i madh në botë i gjysmëpërçuesve, mund të ketë qenë gjithashtu në shënjestër në këtë fushatë hakimi.

Si u ndërtuan listat e “viktimave” të SolarWinds

Për të ndërtuar listën e kompanive ” viktima” të hakuara përmes mekanizmit të azhurnuar të kompromentuar të platformës së menaxhimit të IT SolarWinds, studiuesit hetuan një pjesë të gjeneruar dinamikisht të nën-domenit C2 për secilën nga pajisjet e komprometuara.

Lista e nën-domeneve të koduara C2 të përdorura nga malware Sunburst u mblodh nga grupe të dhënash pasive të DNS dhe trafikut në internet duke treguar në domenin kryesor avsvmcloud Com C2,  për të ekzfiltruar të dhënat e vjedhura.

Duke dekoduar këtë listë të nën-domeneve të gjeneruara nga algoritmi i krijimit të domenit të malware, dhe firmat e tjera të sigurisë duke përfshirë QiAnXin RedDrip , Kaspersky dhe Prevasio, ishin në gjendje të gjenin shumë kompani qw kanw qenw shwnjestwr e sulmit kibernetik.

“SolarWinds” ka konfirmuar se Orioni – softueri kryesor i menaxhimit të rrjeteve – ka shërbyer si kanal i një aksioni të madh të spiunazhit kibernetik. Hakerët kishin futur një kod të dëmshëm në softuerin e Orionit dhe kanë zbuluar 18 mijë konsumatorë.

Edhe pse numri i të sulmuarve duket modest, hakerët tashmë kanë siguruar qasje në Thesarin amerikan dhe Departamentin e Tregtisë. Lista e organizatave të goditura nga sulmi i zinxhirit të furnizimit SolarWinds gjithashtu përfshin shumë shtete të SHBA dhe agjenci qeveritare:

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota hakuesit sulmojne kompanite amerikane hakuesit sulmojne kompanite amerikane

Sondazh

Poll

Bota 24 Dhjetor 2020, 07:41

BEOGRAD– Serbia nis sot vaksinimin anti-COVID-19. Kryeministrja Ana Brnabiç dhe ministrja e Punës, Darija Kisiç Tepavçeviç ishin të ...

Bota 24 Dhjetor 2020, 07:18

Takime në Zoom për këtë Krishtlindje

Këtë Krishtlindje, bredhi nuk do të mungojë, zbukurimet nuk do të mungojnë, madje as biskotat e dhuratat. Por, të qenit bashkë me familjen po.E kanë thënë të gj...