Bota

Helmi i kreut të opozitës ruse/ Mjekët në Berlin japin detaje për helmin e Navalny me ‘Novichok’

24 Dhjetor 2020, 07:59 Nga DOSJA
Helmi i kreut të opozitës ruse/ Mjekët në Berlin japin

RUSI-Mjekët e Berlinit që mjekuan kreun e opozitës ruse Alexei Navalny kanë botuar detaje klinike të helmimit të tij me  agjentin helmues novichok. Në një artikull në revistën mjekësore Lancet, mjekët në spitalin Charite të Berlinit detajojnë simptomat e gjetura, gjatë kohës që Navalny po kurohej në muajin gusht.

“Ne kemi arritur të zbulojmë përfshirjen e Novichok dhe produkteve të tij biotransformuese, që u arrit vetëm disa ditë pas vendosjes së diagnozës së helmimit,”– shkruajnë ata.

Navalny u dërgua në Gjermani për mjekim pasi ai u sëmur gjatë një fluturim nga Siberia në Moskë. Ekspertët nga disa vende perëndimore kanë përcaktuar që Navalny u helmua nga agjenti nervor të epokës Sovjetike Novichok, diçka që vetëm autoritetet ruse mund ta administrojnë. Pretendimi është mohuar në mënyrë të përsëritur nga Moska.

Ndërkohë, publikimi i Lancet erdhi dy ditë pasi Navalny publikoi një video të një bisede të me një agjent të dyshuar të Agjensisë Federale të sigurisë ruse (FSB), i cili tha se kishte vendosur helmin në mbathje e Navaln-it në muajin gusht .

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alexei navalny helmi i alexei navalny rusi alexei navalny helmi i alexei navalny rusi

Sondazh

Poll

Bota 24 Dhjetor 2020, 07:41

BEOGRAD– Serbia nis sot vaksinimin anti-COVID-19. Kryeministrja Ana Brnabiç dhe ministrja e Punës, Darija Kisiç Tepavçeviç ishin të ...

Bota 24 Dhjetor 2020, 07:18

Takime në Zoom për këtë Krishtlindje

Këtë Krishtlindje, bredhi nuk do të mungojë, zbukurimet nuk do të mungojnë, madje as biskotat e dhuratat. Por, të qenit bashkë me familjen po.E kanë thënë të gj...