Bota

Mutacioni i Covid/ Britania njofton ndryshimin e ri të Covid, i ardhur nga Afrika e Jugut 

23 Dhjetor 2020, 17:39 Nga DOSJA
Mutacioni i Covid/ Britania njofton ndryshimin e ri të Covid, i ardhur nga

ANGLI- Britania e Madhe ka njoftuar ditën e sotme një mutacion të ri të Covid. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se ndryshimi i radhës ka ardhur nga Afrika e Jugut. Mutacioni tjetër i Covid është më shumë infektues se i pari dhe se ka shkaktuar më shumë raste të reja te të rinjtë.

Në lidhje me mutacionin e ri ka folur edhe Ministri i Shëndetësisë së Anglisë Matt Hancock, i cili tha se ky variant është tepër shqetësues dhe shumë herë më i transmetueshëm e si pari.

“Ky variant është tepër shqetësues sepse është edhe më i transmetueshëm, dhe duket se ka arritur të pësojë mutacion edhe më tepër nga varianti i ri që u gjet në Britani”, tha Hancock.

Mutacioni i ri i koronavirusit që u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, mendohet të jetë 70 për qind më i transmetueshëm. Lidhur me këtë rast, shumë vende të botës kanë vendosur që t’i ndalojnë udhëtimet me Mbretërinë e Bashkuar. Raste me infektime janë shfaqur dhe në disa vende si Holanda, Danimarka dhe Italia,  të cilat kanë ndërprerë fluturimet me Britaninë e Madhe.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mutacioni i ri i covid mutacioni i ri i covid

Sondazh

Poll