Bota

SHBA-ja nënshkruan marrëveshje të dytë e Pfizer/BioNTech, në korrik merr edhe 100 mln doza të tjera të vaksinës.  

23 Dhjetor 2020, 16:51 Nga DOSJA
SHBA-ja nënshkruan marrëveshje të dytë e Pfizer/BioNTech,

SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar ditën e sotme një marrëveshje tjetër me Kompanitë farmaceutike të Pfizer dhe BioNTech për të marr 100 milion vaksina të tjera anti-Covid. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat kanë shkruar se 100 milion dozat shtesë të vaksinës do të jepen në muajin korrik të vitit të ardhshëm.

Marrëveshja e re ka shtuar numrin e përgjithshëm që do të vaksinohen në SHBA. Deri tani në SHBA pritet që të vaksinohen deri në 100 milion njerëz. Ndërkohë që qeveria e SHBA-së me marreveshjen e re ka në total 4 miliard dollarë për t’i paguar kompanive.

Vaksinimi i popullsisë në SHBA me vaksinën e Pfizer/BioNTech ka nisur në 14 dhjetor. Fillimisht në SHBA u shpërndan 3 milion vaksina anti-Covid në 64 shtete.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kompanite pfizer dhe biontech shba vaksina anti-covid kompanite pfizer dhe biontech shba vaksina anti-covid

Sondazh

Poll