Bota

Me një “gur vret dy zogj”/ Politikani serb: Vjosa osmani është dhjetë herë më e keqe se Vlora Çitaku 

23 Dhjetor 2020, 16:21 Nga DOSJA
Me një “gur vret dy zogj”/ Politikani serb: Vjosa osmani

KOSOVË- Kreu i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç ka ofenduar hapur politikanet e Kosovës. Në një intervistë për mediat serbe ai ka thënë se Presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani është politikane 10 herë më e keqe se Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

“Kemi në Kosovë Vjosa Osmanin që për çdo gjë është kundër kur bëhet fjalë për Serbinë. Vjosa është 10 herë më e keqe sesa Vlora Çitaku”, tha ai ai.

Daçiç foli është për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në Kosovë. Ai tha se sa herë që Kosova me Serbinë janë afër dialogut në Kosovë gjithmonë do të dali ndonjë problem.

“Deri dje lajm ishte samiti që do të organizohej nga presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, por në mbrëmje doli Gjykata Kushtetuese dhe e rrëzoi Qeverinë. Është krijuar kjo praktikë qëkur unë isha pjesëmarrës në dialog. Gjithnjë dilte ndonjë problem dhe garnitura e re thoshte se nuk marrin përsipër atë që është folur dhe që është nënshkruar më herët”, ka thënë Daçiç.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ivica dacic vjosa osmani vlora citaku ivica dacic vjosa osmani vlora citaku

Sondazh

Poll