Sport

Braziliani Teko largohet nga Laçi, nuk kishte më vend në skuadër…

23 Dhjetor 2020, 03:48 Nga DOSJA

KURBIN – Teldiano Guimaraes Franca Junio, i njohur shkurt si Teko, nuk është më pjesë i skuadrës së Laçit. Nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale, braziliani ka njoftuar largimin tij nga kurbinasit, edhe pse ka patur një kontratë në vazhdim me klubin bardhezi.

“Dua të falënderoj KF Laçi, drejtuesit dhe tifozët e një klubi, fanellën e të cilit pata nderin ta vishja. Ishte kënaqësi të isha pjesë e klubit. U uroj të gjithëve suksese dhe një përqafim të madh”,- shkruan Teko, pa dhënë arsyet e këtij largimi të parakohshëm.

Mesfushori 25-vjeçar spikati me 6 gola në 27 ndeshje sezonin e kaluar te Laçi, por pësoi një dëmtim që ndikoi në formën e tij sportive. Mësohet se Teko ka kërkuar largimin dhe drejtuesit kurbinas e kanë pranuar kërkesën e tij, çka do të thotë se “divorci” është me konsensus.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport braziliani teko kerkoi largimin laçi skuadra kurbinase braziliani teko kerkoi largimin laçi skuadra kurbinase

Sondazh

Poll

Sport 22 Dhjetor 2020, 19:37

BRAZIL-Finalja e kampionatit në Brazil për moshat U-17 midis Fluminenses dhe Athletico Paranaense përfundoi me një sherr masiv ku u përfshinë të gjithë lojtarët...