Bota

Kosovë/ Isa Mustafa: Në këto zgjedhje, LDK-ja do të dalë edhe më e fuqishme

23 Dhjetor 2020, 11:27 Nga DOSJA
Kosovë/ Isa Mustafa: Në këto zgjedhje, LDK-ja do të

KOSOVË-Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e 31-vjetorit të partisë i ka uruar strukturat e kësaj partie, anëtarët dhe simpatizantët, ku dhe ka theksuar se themelimi i LDK-së, shënon një ndër ngjarjet më të rëndësishme për vendin.

Gjithashtu, ai ka thënë se partia të cilën ai drejton do të jetë përgjegjëse dhe e përkushtuar që t’i kryejë detyrat kushtetuese deri në rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme, ku sipas tij LDK-ja do të dalë më e fuqishme.

“LDK-ja aktualisht udhëheq me Qeverinë dhe do të jetë përgjegjëse dhe e përkushtuar që t’i kryej detyrat kushtetuese deri në rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme. LDK pati guximin dhe vetëdijen për të dalë në ballë të proceseve të mëdha, në kohët më të vështira, prandaj jam shumë i sigurt që në zgjedhjet e ardhshme në bashkëpunim me të gjitha strukturat elektorati i LDK-së do të angazhohet për rezultatin më të suksesshëm. Nga këto zgjedhje LDK do të del edhe më e fuqishme, duke e respektuar votën dhe vullnetin qytetar. LDK-ja i përkujton dhe u është përherë mirënjohëse të gjithë veprimtarëve të cilët nuk kursyen as jetën e tyre për të mbrojtur bindjet dhe idealin e tyre për një shtet të lirë dhe demokratik. Lidhja Demokratike e Kosovës do të vazhdoj të jetë formacioni kryesor politik në vend. Të gjitha interesat e shtetit të Kosovës do të jenë prioriteti kryesor i politik bërjes së LDK-së, prandaj krejt në fund urime të gjithë anëtarësisë dhe qytetarëve të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”.  Sipas vendimit të marrë, data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme që do të mbahen në Kosovë duhet të caktohet brenda 40 ditëve.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni isa mustafa zgjedhjet ne kosove isa mustafa zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll