Bota

Kosovë/ Vjosa Osmani takohet me Grupin 6+ për të diskutuar mbi zgjedhjet e parakohshme

23 Dhjetor 2020, 11:41 Nga DOSJA
Kosovë/ Vjosa Osmani takohet me Grupin 6+ për të diskutuar mbi

KOSOVË-Ushtruesja e detyrës së presidentes në Kosovë, Vjosa Osmani është takuar me përfaqësues të Grupit 6+( Komunitetet e tjera në vend), për t’u koordinuar në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pas vendimit të Gjykatës Kushtuese.

Fillimisht ajo ka takuar përfaqësues të Nismës dhe AKR-së, më pas do të takohet edhe me përfaqësues të Listës Serbe.

Ndërsa ditën e djeshme ajo është takuar me përfaqësues të VV-së, LDK-së dhe PDK-së.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”.  Sipas vendimit të marrë, data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme që do të mbahen në Kosovë duhet të caktohet brenda 40 ditëve.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll