Bota

Britania e Madhe miraton me urgjencë vaksinën e tretë, AstraZeneca merr aprovimin direkt pas Krishtlindjeve

23 Dhjetor 2020, 11:34 Nga DOSJA
Britania e Madhe miraton me urgjencë vaksinën e tretë,

BRITANI E MADHE– Vaksina e Universitetit të Oksfordit në bashkëpunim me kompaninë AstraZeneca do të marrë aprovimin menjëherë pas Krishtlindjeve. Lajmi është konfirmuar nga Profesor Sir John Bell, i cili ka thënë se rregullatorët mund të miratojnë vaksinën, pasi të aprovohet nga Agjencia e Rregullatorëve të Barnave dhe Produkteve Shëndetësore.

“Rregullatorët mund të miratojnë vaksinën Oxford / AstraZeneca “menjëherë pas” Krishtlindjes nga Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA),” tha profesori Sir John Bell.

Vaksina Pfizer dhe BioNTech ishte e para që u miratua dhe filloi përhapjen e saj në qendrat shëndetësore në Britaninë e Madhe në fillim të këtij muaji. Qeveria ka porositur 100 milion doza të vaksinës  AstraZeneca, me rreth 40 milion në dispozicion deri në fund të muajit  mars.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britani e madhe vaksina anticovid vaksina astrazeneca britani e madhe vaksina anticovid vaksina astrazeneca

Sondazh

Poll