Bota

Zgjedhjet e parakoshme në Kosovë/ A do të votojnë në zgjedhje krerët e UÇK-së, vjen përgjigja nga Haga

23 Dhjetor 2020, 11:18 Nga DOSJA
Zgjedhjet e parakoshme në Kosovë/ A do të votojnë në

KOSOVË- Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendimin për rrëzimin e Qeverisë Hoti, duke e shpallur të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi. kështu nisur nga ky vendim Kosova duhet të mbajë zgjedhjet brenda 40 ditëve. Ndërkohë që politika në Kosovë është në krizë  krerët e UÇK-së ndodhen në paraburgim në Hagë pasi akuzohen për krime lufte.

Por, a do të mund të votojnë në këto zgjedhje të akuzuarit e Speciales që gjenden në Hagë?

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Salih Mustafa, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati po qëndrojnë në paraburgim në Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë. Sakaq në një përgjigje për ‘Ekspress ‘zyra për informacion e Dhomave të Specializuara ka deklaruar se kjo çështje do të adresohet sipas ligjeve dhe rregulloreve të Kosovës në lidhje me zgjedhjet dhe kanë thënë se do të ofrojnë përkrahje për t’u mundësuar të akuzuarve që të votojnë.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës do ta adresojnë këtë çështje sipas ligjeve dhe rregulloreve të Kosovës në lidhje me zgjedhjet. Nëse kërkohet në mënyrë specifike, Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Qendra e Ndalimit e Dhomave të Specializuara të Kosovës do të ofrojnë përkrahje për organizimin praktik të realizimit të procedurave të votimit”,thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i cili ka thënë se në bazë të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme personi i cili gjendet jashtë Kosovës, mund të votojë nëse ka aplikuar për votim jashtë Kosovës.

“Në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, në nenin 96 është përcaktuar mënyra e votimit jashtë Kosovës. Sipas këtij neni, votuesi me të drejtë vote i cili përkohësisht mungon në Kosovë mund të votojë për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës nëse ai ose ajo ka aplikuar suksesshëm për votim jashtë Kosovës dhe ka votuar në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe rregullat e KQZ-së”, ka deklaruar Elezi.

Nëse krerët e UÇK-së nuk lejohen të votojnë këto zgjedhje, për herë të parë do të mbahen pa prezencën e ish-Presidentit Hashim Thaçi, kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ish-shefit te Grupit Parlamentar të VV’së, Rexhep Selimi, ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi, ish-eprorit të UÇK-së Salih Mustafa dhe krerëve të OVL-UÇK-së Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci jakup krasniqi kadri veseli salih mustafa zgjedhjet e parakohshme në kosovë hashim thaci jakup krasniqi kadri veseli salih mustafa zgjedhjet e parakohshme në kosovë

Sondazh

Poll