Bota

FOTOT/ Mashtroi miqtë duke u shtirur si e sëmurë me kancer dhe mori mijëra paundë për dasmën, dënohet me 5 muaj burg e r

23 Dhjetor 2020, 11:16 Nga DOSJA
FOTOT/ Mashtroi miqtë duke u shtirur si e sëmurë me kancer dhe

ANGLI-Toni Standen, një 29-vjeçare, nga Widnes, Cheshire është dënuar me pesë muaj burg, pasi ka mashtruar duke thënë se ishte me kancer për të siguruar një sasi parash që nuk lidheshin me kurimin.  Sipas mediave të huaja, 29-vjeçarja,i tha miqve të saj Ashlea Roëson dhe Jennifer Douglas, se ajo ishte diagnostikuar me kancer, më pas siguroi dhe mënyra për të vërtetuar se po kurohej, duke mos ngjallur asnjëherë dyshime.

Gjatë kësaj kohe dhe babai i saj u diagnostikua me kancer dhe ajo i tha miqve të saj se dëshira e tij ishte ta shikonte atë nuse para se të vdiste.

Miqtë krijuan një llogari “GoFundMe” për të mbledhur para për dasmën e saj dhe historia e saj fitoi më shumë vëmendje pasi Standen u intervistua nga media lokale dhe kombëtare.

Miqtë e saj dyshuan pas dasmës se ajo kishte gënjyer dhe përfundimisht ajo e pranoi mashtrimin e saj.

Standen u paraqit para Gjykatës së Magjistraturës Chester dhe u deklarua fajtore për mashtrim. Ajo është burgosur për pesë muaj dhe është urdhëruar të paguajë një donacion prej 2,000 paundë të bërë nga një biznesmen vendas.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota toni standen toni standen

Sondazh

Poll