Bota

Britani/ Ministrja e Brendshme qetëson qytetarët: Mos u shqetësoni për ushqime, ka plot në dyqanet tona

23 Dhjetor 2020, 10:34 Nga DOSJA
Britani/ Ministrja e Brendshme qetëson qytetarët: Mos u

BRITANI E MADHE– Anglia mund të përballet me një mungesë të ushqimeve, pasi vendet e Evropës kanë mbyllur kufijtë, si masë parandaluese ndaj mutacionit të ri të Covid-19. Ndërkohë, Priti Patel, Ministrja e Brendshme në Britani ka thënë se njerëzit nuk duhet të shqetësohen.

“Ushqimi në Britani është i bollshëm dhe blerësit nuk duhet të shqetësohen për mbarimin e furnizimeve të supermarketeve,”-ka thënë ajo.

Dy ditë më parë, dy grupet më të mëdha të supermarketeve të Britanisë, Tesco dhe Sainsbury, paralajmëruan se do të kishte mungesa në raftet e supermarketeve britanike brenda ditësh nëse kufijtë e transportit me Evropën nuk hapeshin. Por Patel e ka mohuar këtë alarm.

“Nuk mendoj se dikush duhet të shqetësohet, ka shumë ushqim në dyqanet tona,“-ka thënë Patel.

Pak ditë më parë, në Angli u shfaq një mutacion i ri i Covid-19. Deri tani Anglia e ka izoluar të gjithë vendin ndërkohë që shtetet e Evropës dhe të botës kanë anuluar të gjitha fluturimet me Britaninë e Madhe. Nga studimet paraprake tregohet se vaksina anti-Covid ka të njëjtin rezultat edhe me mutacionin e virusit. Ndërkohë, raste të mutacionit të ri janë shfaqur dhe në vende të tjera jashtë Britanisë, si në Danimarkë, Holandë dhe Itali.

(k.a;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mbyllet britania e madhe mutacioni i covid priti patel mbyllet britania e madhe mutacioni i covid priti patel

Sondazh

Poll