Bota

Zgjedhjet brenda 40 ditëve/ Isa Mustafa: Ende se kemi zgjedhur kandidatin për kryeministër

23 Dhjetor 2020, 10:18 Nga DOSJA
Zgjedhjet brenda 40 ditëve/ Isa Mustafa: Ende se kemi zgjedhur kandidatin

KOSOVË- Kreu i Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka pranuar se ende nuk ka një emër kandidat për kryeministër. Me rastin e 31-vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokrate të Kosovës (LDK), kryesia e kësaj partie ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, ku Mustafa pati edhe një deklaratë për mediat. “Ne nuk kemi përmend emra, se nuk jemi ulur akoma, ne po presim këto ditë që tani mbi bazën që deklaroi dje kryeministri Hoti që të mblidhet edhe një herë Kuvendi të aprovojë buxhetin dhe marrëveshjet ndërkombëtare që domosdo duhet të miratohen,”- ka thënë Mustafa.

Lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtuese për rrëzimin e Qeverisë Hoti, ai tha se nuk e ka pritur, por se do ta respektojë, duke theksuar se të njëjtin vendim duhet ta respektojë edhe kreu i LVV-së, Albin Kurti nëse i ndalohet kandidimi.

“Të shpallen zgjedhjet, dhe tani do të mbledhin organet tona, do të diskutojmë në mënyrë institucionale jo në bazën e përmendjeve, dëshirave personale, sepse jemi parti institucionale, dhe çdo gjë e çojmë në institucionet dhe organet tona,”- ka deklaruar Mustafa.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”.  Sipas vendimit të marrë, data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme që do të mbahen në Kosovë duhet të caktohet brenda 40 ditëve.

(k.a;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti isa mustafa albin kurti isa mustafa

Sondazh

Poll

Bota 23 Dhjetor 2020, 08:47

BRITANI E MADHE-Kompania farmaceutike AstraZeneca ka deklaruar se vaksina e saj është efektive kundër mutacionit të ri të Covid-19 të zbuluar në Britani.“AZD122...