Bota

Mutacioni i ri i Covid-19/ Konfirmohen katër raste në Belgjikë, ministri i Shëndetësisë: Nuk janë shumë, por nuk është

23 Dhjetor 2020, 09:29 Nga DOSJA
Mutacioni i ri i Covid-19/ Konfirmohen katër raste në Belgjikë,

BELGJIKË-Mutacioni i ri i Covid-19 është zbuluar dhe jashtë Britanisë së Madhe. Së fundmi janë konfirmuar katër raste në Belgjikë.

Sipas deklaratës së bërë nga ministri i shëndetësisë në Belgjikë, Jan Eyckmans katër rastet janë zbuluar në fillim të muajit në rajonet veriore, që kufizohen me Holandën.

Nuk është shumë, por nuk është e pamundur që të ketë më shumë,”-ka thënë ai.

Ndërkohë, eksperti i sëmundjeve infektive Van Laethem ka thënë se vendimi për mbyllje ka ardhur shumë vonë.

“A nuk është armiku tashmë mes nesh? Unë nuk e di, por nuk është e pamundur. Kjo mbyllje ishte ndoshta tashmë tepër vonë pasi ata filluan të gjenin raste të këtij lloji anglez në shtator,”-ka thënë ai.

Mutacioni i ri i koronavirusit që u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, mendohet të jetë 70 për qind më i transmetueshëm. Lidhur me këtë rast, shumë vende të botës kanë vendosur që t’i ndalojnë udhëtimet me Mbretërinë e Bashkuar. Raste me infektime janë shfaqur dhe në disa vende si Holanda, Danimarka dhe Italia,  të cilat kanë ndërprerë fluturimet me Britaninë e Madhe.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mutacioni i covid mutacioni i covid

Sondazh

Poll

Bota 23 Dhjetor 2020, 08:47

BRITANI E MADHE-Kompania farmaceutike AstraZeneca ka deklaruar se vaksina e saj është efektive kundër mutacionit të ri të Covid-19 të zbuluar në Britani.“AZD122...

Bota 23 Dhjetor 2020, 08:35

BRITANI E MADHE-Astrit Mija, një vrasës shqiptar, i cili është dënuar në Britaninë e Madhe, i  ka shpëtuar dëbimit nga Anglia për në Shqipëri, kjo pasi sipas nj...

Bota 23 Dhjetor 2020, 08:22

Joe Biden dhe marrëveshja bërthamore me Iranin

Nuk do jetë e lehtë t’i kthehesh një marrëveshjeje që kërkoi vite me radhë që të arrihej dhe u sabotua jashtë çdo rregulli menjëherë pasi u arrit, ...