Bota

I doli në mbrojtje gazetarit Valon Syla pasi u dhunua/ Kërcënohet ambasadorja shqiptare Vlora Çitaku: Ku*vë, thikën në fy

23 Dhjetor 2020, 08:54 Nga DOSJA
I doli në mbrojtje gazetarit Valon Syla pasi u dhunua/ Kërcënohet

KOSOVË- Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, është kërcënuar pasi ka marrë në mbrojtje gazetarin Valon Syla, i cili u dhënua ditën e djeshme.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ambasadorja, e cila ka publikuar në rrjetet sociale ku dhe ka shpërndarë mesazhin, por ajo që vihet re është se ambasadorja nuk e ka fshirë emrin. Siç shihet dhe në foton e publikuar, Çitaku është kërcënuar nga Emir Hoxha. Teksa ka publikuar mesazhin kërcënues Ambasadorja shkruan se mesazhe të tilla do të raportohen në polici, ku ka thënë se pas mesazhit kërcënues mori dhe këtë vendim.

“Asnjëhere nuk e kam pa të nevojës as t’i raportoj e as t’i publikoj mesazhet si ky më poshtë. Dorën në zemër, kur i kam parë të tjerët duke i publikuar e raportuar, më është dukur, ndoshta edhe pa të drejtë, si një nevojë për protagonizëm e viktimizim. Sot vendosa me e ndryshu kursin. Çdo mesazh si ky më poshtë do ta raportoj në polici. Në facebook nuk ju lodhi. P.S Nuk po ndihem e ofendume”, shkruan Çitaku.

 

Ditën e djeshme gazetari Valon Syla është rrahur në lagjen “Pejton” të Prishtinës, në rrugën “Robert Doll”. Menjëherë pas kësaj ka reaguar edhe  Çitaku ku në një postim që ka bërë në rrjetet sociale është shprehur se dhuna ndaj tij është e turpshme.

“Turp. Me Valonin mundesh me u pajtu, ose jo. Por me e sulmu per mendimin e tij eshte e papranueshme”, ka shkruar Çitaku.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kercenohet vlora çitaku kercenohet vlora çitaku

Sondazh

Poll

Bota 23 Dhjetor 2020, 08:47

BRITANI E MADHE-Kompania farmaceutike AstraZeneca ka deklaruar se vaksina e saj është efektive kundër mutacionit të ri të Covid-19 të zbuluar në Britani.“AZD122...

Bota 23 Dhjetor 2020, 08:35

BRITANI E MADHE-Astrit Mija, një vrasës shqiptar, i cili është dënuar në Britaninë e Madhe, i  ka shpëtuar dëbimit nga Anglia për në Shqipëri, kjo pasi sipas nj...

Bota 23 Dhjetor 2020, 08:22

Joe Biden dhe marrëveshja bërthamore me Iranin

Nuk do jetë e lehtë t’i kthehesh një marrëveshjeje që kërkoi vite me radhë që të arrihej dhe u sabotua jashtë çdo rregulli menjëherë pasi u arrit, ...