Bota

Deklarata e fortë e Ramush Haradinajt: Familja Jashari ka votën time për çdo post politik, tërhiqem edhe nga gara për pres

23 Dhjetor 2020, 09:06 Nga DOSJA
Deklarata e fortë e Ramush Haradinajt: Familja Jashari ka votën time

KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se do të hiqte dorë nga kandidimi për president, nëse kandidon dikush nga familja Jashari. I ftuar në Prime Time, ai ka thënë se ka respekt shumë të madh ndaj familjes Jashari  duke shtuar se familja në fjalë do të ketë gjithmonë votën e tij.

Ndër të tjera ai ka thënë se disa parti politike kanë përdorur familjen Jashari për axhenda të tyre të momentit. Po ashtu ai ka shtuar se edhe fëmijëve të tij do t’ua lërë amanet që ta votojnë familjen Jashari gjithmonë.

“ Për çdo gjë familja Jashari e ka votën time dhe besimin tim. Jo vetëm për politikë. Nëse kandidon dikush nga familja Jashari unë ja qes votën menjëherë. Tërë jetën e kemi mbështetë familjen Jashari. Unë heqi dorë menjëherë nëse është fjala për dikë nga familja Jashari. Të gjithë partitë poltike po i përdorin nga pak për agjenda të tyre këtë familje. Ne si AAK kemi respekt për ta dhe nuk i përdorim për agjenda politike, asnjëherë. Çka bëjmë në Qeverisje ska lidhje, çdokush nga familja Jashari e ka votën time, edhe fëmijëve ua lë amanet me ua qitë votën gjithmonë“, -tha ai.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ramush haradinaj ramush haradinaj

Sondazh

Poll

Bota 23 Dhjetor 2020, 08:47

BRITANI E MADHE-Kompania farmaceutike AstraZeneca ka deklaruar se vaksina e saj është efektive kundër mutacionit të ri të Covid-19 të zbuluar në Britani.“AZD122...

Bota 23 Dhjetor 2020, 08:35

BRITANI E MADHE-Astrit Mija, një vrasës shqiptar, i cili është dënuar në Britaninë e Madhe, i  ka shpëtuar dëbimit nga Anglia për në Shqipëri, kjo pasi sipas nj...

Bota 23 Dhjetor 2020, 08:22

Joe Biden dhe marrëveshja bërthamore me Iranin

Nuk do jetë e lehtë t’i kthehesh një marrëveshjeje që kërkoi vite me radhë që të arrihej dhe u sabotua jashtë çdo rregulli menjëherë pasi u arrit, ...