Bota

Virusi i ri Covid-19/ Franca hap kufirin me Britaninë e Madhe, OBSh-ja mblidhet ditën e sotme për të diskutuar masat që do

23 Dhjetor 2020, 09:02 Nga DOSJA
Virusi i ri Covid-19/ Franca hap kufirin me Britaninë e Madhe, OBSh-ja

BRITANI E MADHE-Franca ka hapur ditën e sotme kufirin e saj me Britaninë e Madhe, pasi Komisioni Evropian rekomandoi heqjen e ndalimeve të vendosura për të parandaluar përhapjen e mutacionit të ri.

Sipas mediave të huaja, lidhjet ajrore, hekurudhore dhe detare u rihapen, duke lejuar shtetasit e BE-së dhe Britanisë së Madhe të udhëtojnë midis Britanisë dhe Francës, por vetëm nëse kanë një test negativ të koronavirusit, i cili të jetë bërë brenda 72 orëve.

Ndërkohë, ekspertët nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në Evropë do të takohen ditën e sotme për të diskutuar mbi një vendim për muatacionin e ri të Covid-19.

Drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, shkroi në Twitter se organizata do të diskutojë strategjitë që do të vendosen për udhëtimin, për mallrat dhe për njerëzit, duke marrë parasysh parandalimin e përhapjes së virusit të ri.

“Organizata do të diskutojë strategjitë për testimin, zvogëlimin e transmetimit dhe komunikimin e rreziqeve. Zinxhirët e furnizimit për mallrat dhe udhëtimet thelbësore duhet të mbeten të mundshme,”-ka thënë ai.

Dhjetëra vende kanë ndërprerë lidhjet e udhëtimit me Britaninë e Madhe që kur qeveria atje njoftoi për masa shtesë në Londër dhe Anglinë juglindore gjatë fundjavës, për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit të ri të koronavirusit, i cili u identifikua për herë të parë në shtator. Ndërkohë që Franca lehtësoi kufizimet e udhëtimit, Gjermania e zgjati deri më 6 janar masën e ndalimit të udhëtimeve me Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britania e madhe mbyllet britania e madhe mutacioni i koronavirusit britania e madhe mbyllet britania e madhe mutacioni i koronavirusit

Sondazh

Poll

Bota 23 Dhjetor 2020, 08:47

BRITANI E MADHE-Kompania farmaceutike AstraZeneca ka deklaruar se vaksina e saj është efektive kundër mutacionit të ri të Covid-19 të zbuluar në Britani.“AZD122...

Bota 23 Dhjetor 2020, 08:35

BRITANI E MADHE-Astrit Mija, një vrasës shqiptar, i cili është dënuar në Britaninë e Madhe, i  ka shpëtuar dëbimit nga Anglia për në Shqipëri, kjo pasi sipas nj...

Bota 23 Dhjetor 2020, 08:22

Joe Biden dhe marrëveshja bërthamore me Iranin

Nuk do jetë e lehtë t’i kthehesh një marrëveshjeje që kërkoi vite me radhë që të arrihej dhe u sabotua jashtë çdo rregulli menjëherë pasi u arrit, ...