Bota

23 Dhjetor 2020, 08:47 Nga DOSJA

BRITANI E MADHE-Kompania farmaceutike AstraZeneca ka deklaruar se vaksina e saj është efektive kundër mutacionit të ri të Covid-19 të zbuluar në Britani.

“AZD1222 përmban materialin gjenetik të proteinës kyçe dhe ndryshimet në kodin gjenetik të parë në këtë grup të ri viral nuk duket se ndryshojnë strukturën e proteinës së lartpërmendur,”- thotë kompania.

Prodhuesi britanik i barnave shtojë gjithashtu se janë ende duke u zhvilluar studimet për të hetuar plotësisht ndikimin e mutacionit.

“Përmes vaksinimit me AZD1222, sistemi imunitar i trupit është trajnuar të njohë shumë pjesë të ndryshme të proteinës kyçe, në mënyrë që të mund të eliminojë virusin nëse ekspozohet më vonë,” shtoi përfaqësuesi i AstraZeneca.

Mutacioni i njohur si linja B.1.1.7 mund të jetë deri në 70% më infektues dhe më shqetësues për fëmijët. Kjo ka shkaktuar kaos në Britani, duke nxitur një valë ndalimesh udhëtimi që po prishin tregtinë me Evropën dhe kërcënojnë të izolojnë më tej vendin.

Vaksina AstraZeneca-Oxford konsiderohet jetike për vendet me të ardhura më të ulëta dhe ato në klimë të nxehtë, sepse është më e lirë, më e lehtë për t’u transportuar dhe mund të ruhet për periudha të gjata në temperaturat normale të frigoriferit.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota astrazeneca vaksina anti-covd astrazeneca vaksina anti-covd

Sondazh

Poll

Bota 23 Dhjetor 2020, 08:35

BRITANI E MADHE-Astrit Mija, një vrasës shqiptar, i cili është dënuar në Britaninë e Madhe, i  ka shpëtuar dëbimit nga Anglia për në Shqipëri, kjo pasi sipas nj...

Bota 23 Dhjetor 2020, 08:22

Joe Biden dhe marrëveshja bërthamore me Iranin

Nuk do jetë e lehtë t’i kthehesh një marrëveshjeje që kërkoi vite me radhë që të arrihej dhe u sabotua jashtë çdo rregulli menjëherë pasi u arrit, ...