Bota

Barrie Lynne Freeman nga SHBA zëvendëse e kreut të UNMIK-ut

23 Dhjetor 2020, 08:20 Nga DOSJA
Barrie Lynne Freeman nga SHBA zëvendëse e kreut të UNMIK-ut

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka emëruar Barrie Lynne Freeman nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si zëvendëse të të dërguarit special të OKB-së në Kosovë.

Sekretari i Përgjithshëm António Guterres bëri të ditur të martën (22.12) emërimin e Barrie Lynne Freeman nga SHBA-ja në detyrën e zëvendës-shefes së UNMIK-ut. Ajo pason në detyrë Christopher Coleman po ashtu nga SHBA-ja.

Zonja Freeman sjell me vete përvojë 30 vjeçare në çështjet e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Dy vitet e fundit Zonja Freeman ka punuar në departamentin për çështjet e paqes dhe ato politike. Po ashtu ajo ka punuar për misionin e OKB-së në Afrikën Qendrore (MINUSCA). Para se të punonte për OKB-në, Zonja Freeman ka punuar për Institutin Demokratik Kombëtar si dhe Ministrinë e Jashtme të SHBA-së në Uashington dhe Afrikë.

Freeman ka studiuar në Universitetet Tulane dhe Georgetown. Ajo flet anglisht dhe frëngjisht.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota barrie lynne freeman shba barrie lynne freeman shba

Sondazh

Poll